Pse duhet të lexojmë?
• Sepse leximi është jetë, jetë që rinovohet me çdo libër, dhe çdo libër është jetë që i shtohet jetës; lexuesi jeton shumë jetë, jo vetëm një të vetme.
• Leximi është liri dhe çlirim nga sundimi i mendimeve dhe opinioneve të të tjerëve; ai jep pavarësi dhe i jep fund varësisë dhe nënshtrimit.
• Leximi është dritë që shpërndan iluzionet, bestytnitë dhe errësirën.
⸻
Cili është Qëllimi dhe synimi i leximit:
• Të përgatitet një brez i vetëdijshëm: që lexon i pari, mendon i dyti dhe shkruan i treti…
• Ne duam një shoqëri që lexon, jo për t’u mburrur me të, por që të jetë burim krenarie për veten, pastaj për shoqërinë dhe më pas për kombin.
• Ne duam një shoqëri që lexon, për të dalë nga kthetrat e paditurisë dhe errësirës, drejt dritës së jetës dhe besimit.
• Ne duam një shoqëri që lexon, për të zhdukur bestytnitë dhe mashtrimet që kanë zënë vend në gjymtyrët e shoqërisë.
• Ne duam një shoqëri që lexon, sepse umma-ja është e ndarë dhe sot jemi si pre në një pyll të mbushur me hijena që na përdorin dhe na hanë sipas dëshirës së tyre.
• Ne duam që ti të lexosh që të mos të mashtrojë kushdo me një çështje që nuk është e drejtë, e ti të bëhesh zëdhënës i saj pa qëllim, dhe të realizosh qëllimet e të tjerëve, jo të tuat.
• Ne duam që të jesh lexues për të qenë udhëheqës, jo ndjekës; udhëheqës, jo imitues; të thuash: “Kush bashkohet me mua?”, e jo “Me kë të bashkohem?”
• Ne duam një shoqëri që lexon, sepse Allahu na ka urdhëruar për këtë.
⸻
Cili ishte libri i parë me të cilin duhet të fillojmë?
– Aspak nuk ka rëndësi me cilin libër e fillon, me rëndësi është tia fillosh sot, menjëherë!
* Libri që të sqaron parimet e besimit islam ka prioritet si tematikë, por libri i vogël dhe i lehtë ka prioritet si teknik e leximit.
⸻
Sa libra duhet lexuar për një vit?
• S’është me rëndësia sasia e librave të lexuar sa është me rëndësi vazhdimësia në lexim edhe mënyra se si lexohen ato.
* Prej 40 deri në 50 libra duhet të jetë numri i librave të lexuar gjatë një viti.
Iniciativa e leximit duhet tu përshtatet të gjithëve:
• Atij që është në punë,
• Nxënësit në shkollë,
• Studentit në universitet,
• Nënës në shtëpi.
* Kërkesa është që vetëm disa minuta nga gjithsej 1440 minuta që kemi brenda ditës të lexojmë.
E pastaj Kush do, ia del.
⸻
Pse duhet të përqendrohemi më shumë te librat me përmbajtje fetare?
• Duke u nisur nga parimi:
“Atij që Allahu ia do të mirën, ia bën të kuptueshëm fenë.”
• Sepse ka përhapje të madhe të grupeve të tjera, secili pretendon se është në të drejtën, vendosëm të ecim në rrugën e paraardhësve tanë të drejtë.
⸻
Si mund t’i gjej librat islam?
• Ato i ke në duqanet që shesin libra islame.
* Mund ti blesh online.
* Mund ti gjesh në version pdf tek faqja literatureislame.com
⸻
Në fund:
Shpresojmë që ky mesazhi të jetë motivues, i plotë dhe gjithëpërfshirës për të shkaktuar ndryshimin tek ti për leximin.
Ju lëmë në kujdesin e Allahut të Lartësuar
Bekir Halimi
