11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Si ta arrijmë butësinë? – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Pyetje: Si mund ta zbatojmë butësinë në marrëdhëniet tona, në të cilat mund të hasim në situata të caktuara, me miqtë, me kolegët, me familjen ose me fëmijët tanë?

Përgjigje: O vëllezër sjellja arrihet me ushtrim. Nëse ushtrohesh me një sjellje të caktuar do të shohësh se ajo do të bëhet shprehi (zakon). Nuk ka sjellje të mirë të cilën nuk mundesh ta përvetësosh, mirëpo kërkohet që t’i kërkosh ndihmë Allahut (azze ue xhel) dhe të përpiqesh.

Disa njerëz thonë: ”Unë zemërohem gjithë, kështu jam unë.”

Jo! Ke mundësi të ushtrosh veten. Ushtroje vetën që të largosh zemërimin, dal nga dalë. Do të shohësh se zemërimi do të largohet dal nga dal. Butësia është sjellje e mirë, është e vështirë ta fitosh që në fillim, pastaj ai do të mësohet me të.

Përpiqu shumë të jesh i butë me familjen tënde! Sepse gjëja më e vështirë kur bëhet fjalë për sjelljen e mirë, është zbatimi i saj me familjen tënde. Prandaj shumë njerëz nuk munden të sillen mirë në shtëpi.

Sikurse thonë disa njerëz: ”Jashtë është si mjalti dhe brenda në shtëpi është si qepa.”

Jashtë shtëpisë u buzëqesh njerëzve dhe u thotë: ”O i dashuri im, o vëllai im.” Nëse dikush gabon, ai i thotë: ”Allahu të faltë.”

Dhe gjëja e parë që bënë kur hynë në shtëpi dhe e sheh një gabim nga gruaja e tij (e thotë): ”Oj ti! nëna jote veproi kështu, babai yt veproi kështu…” Sepse ai nuk përpiqet shumë që të arrijë butësinë, çdo gjë duhet të zhduket në shtëpi. Nuk mbetet përveç sjelljes së mirë.

Vendi më i mirë për të ushtruar sjelljen e mirë është shtëpia sepse nëse mundesh të zbatosh sjelljen e mirë në shtëpinë tënde, atëherë beso me bindje se do të jesh në gjendje ta bësh këtë edhe jashtë shtëpisë, dhe jo e kundërta. Me anë të ushtrimit pra, nëse je i martuar dhe ke grua ose fëmijë, atëherë ushtroje veten që të jesh i butë me ta me gjuhë dhe me vepra.

Pastaj pas një kohe do të shohësh se do të mësohesh me këtë. Dhe nëse pastaj e kupton këtë rrugë, atëherë çështjet do të lehtësohen ty edhe kur do të gjesh vështirësi në disa situata, ku do të mundesh ta praktikosh këtë sjellje të mirë.

Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi
https://www.perlatmuslimane.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit