13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Si ndikon cilësia e ajrit te shëndeti i njerëzve

Më të lexuarat

Përgjegjësit e ndërtesave, ose administratorët e godinave, mbikëqyrin mbarëvajtjen dhe mirëmbajtjen e përditshme të godinave industriale dhe banesave.

Ata janë në kontakt me qiramarrësit dhe pronarët, koordinojnë dhe menaxhojnë aktivitetet e mirëmbajtjes, sigurisë dhe kontrollojnë përmbushjen e standardeve.

Ruajtja e një mjedisi të shëndetshëm dhe të rehatshëm është i domosdoshëm për menaxherët e ndërtesave.

Sidomos në ndërtesat për zyra, ku njerëzit priren të kenë më pak kontroll dhe kujdes mbi mjedisin e tyre të brendshëm, gjë që mund të sjellë pasoja negative shëndetësore, duke shkaktuar edhe ulje të produktivitetit.

Problemet aktuale, si prevalenca e viruseve në ajër dhe ndotja e ajrit, ka të ngjarë të nxisin ndërgjegjësimin për cilësinë e ajrit në mjediset e brendshme dhe të rrisin kërkesën për zgjidhjen e këtij problemi.

 

Si mund të kuptohet nëse ndërtesa ka cilësi të dobët të ajrit?

Një shenjë e rëndësishme e cilësisë së ajrit është nëse banorët ankohen për simptoma të tilla si teshtitje, dhembje koke, hundë të zëna, kollitje ose harresë. Në këtë rast, mund të jetë koha për të vlerësuar cilësinë e ajrit të ndërtesës.

Ka shumë aspekte që ndikojnë në cilësinë e dobët të ajrit në një ndërtesë. Myku është nga më të njohurit, por problemet mund të lindin edhe nëse janë bërë punime së fundmi, nëse ndërtesa është e vjetër apo përdoren shpesh freskues ajri dhe agjentë pastrimi.

Kimikatet nga orenditë e reja, produkte me spërkatje, produktet e pastrimit dhe bojërat, çlirojnë përbërës organikë të paqëndrueshëm (Volatile Organic Compounds, VOCs), të cilët janë gazra që mund të ndikojnë në cilësinë e ajrit dhe shëndetin e njerëzve.

Raste të rënda të ndotësve të ajrit, mund të shkaktojnë simptoma të tilla si acarim të syve, hundës dhe dhembje koke, pa treguar një sëmundje specifike. Simptoma të tjera të mundshme përfshijnë lodhjen, mungesën e përqendrimit, acarimin e fytit dhe të mushkërive.

Këto simptoma, shpesh lidhen me sëmundje të tjera dhe nuk bëhet e qartë lidhja e tyre me cilësinë ajrit të godinës ku njerëzit jetojnë apo punojnë.

Kjo çështje nuk merr vëmendjen e duhur. Një studim raportoi se 23% e punonjësve të zyrave në Shtetet e Bashkuara, përjetojnë dy ose më shumë simptoma, gjë që shkakton një ulje të produktivitetit vlerësuar prej 2%, me kosto vjetore prej 60 miliardë dollarësh.

 

Zgjidhje për cilësinë e ajrit

Gjetja e një zgjidhje duhet të fillojë nga vlerësimi i mjedisit të ndërtesës dhe përcaktimin e zonave që mund të shkaktojnë ndotje.

Pasi të bëhet një listë e burimeve të mundshme të agjentëve ndotës, duhet të nisë zbatimi i zgjidhjeve të shpejta. Ndonjëherë, banorët mund të përjetojnë simptoma që janë të ngjashme me ato të cilësisë së dobët të ajrit, por në fakt nuk kanë lidhje me të.

Nëse ka një zonë specifike të ndërtesës ku njerëzit kanë këto simptoma, por nuk ka burim të dukshëm të ndotësve të ajrit, problemi mund të jetë mjedisi në sipërfaqe.

Mund të bëhen ndryshime në përmirësimin e ndriçimit, përdorimi i dritës blu, shtimin e paneleve të zërit për zonat e zhurmshme dhe kontrolli që sistemi i ventilimit dhe ngrohjes punon siç duhet. Gjithashtu, është e rëndësishme një rutinë mirëmbajtjeje e filtrave të ventilimit.

Sa më shumë banorë të ketë një ndërtesë, aq më shumë gjasa ka për përhapjen e viruseve, veçanërisht gjatë sezonit të gripit. Instalimi i dritës UV-C mund të luftojë bakteret dhe viruset.

Një zgjidhje tjetër është pastruesi i ajrit. Pastruesit e ajrit janë të dobishëm në largimin e baktereve dhe viruseve, si dhe ndotësve që mund të shkaktojnë erëra dhe astmë. Sasia dhe cilësia e këtyre pajisjeve duhet zgjedhur në bazë të hapësirës së mjedisit të brendshëm në mënyrë që t’u përmbahen Normës së Ofrimit të Ajrit të Pastër (CADR).

Në rastet kur asnjë nga veprimet e mësipërme nuk e përmirëson situatën, zgjidhja e vetme mbetet punësimi i një kompanie profesioniste për të kryer një analizë të problemit.

Gjithashtu, mund të kontaktohet departamenti lokal i shëndetit në mënyrë që të identifikohen rreziqet shëndetësore të mundshme si dhe parandalimi i tyre. / Karl Pomeroy, CEO, Motili. Forbes

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit