19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Si i perceptojnë të huajt Shqipërinë dhe Kosovën? Do të habiteni!

Më të lexuarat

Ndoshta nuk do të bien të gjithë dakord me këtë perceptim të të huajve për vendin tonë, duke pasur parasysh ato për të cilat ne mburremi apo dëshirojmë të njihemi në botë.

“Exeter International” ka bërë një kërkim të plotë nga Google, për të zbuluar se çfarë kërkojnë njerëzit për shtete të ndryshme në botë dhe më pas ka publikuar këto rezultate.

Për sa i përket Shqipërisë, kërkimi rezulton se Shqipëria simbolizohet me “këngët e të gjitha kohërave”.

Ndërkohë që Kosova, sipas këtij studimi, lidhet me “lojtarët e futbollit”.

Në vendet e rajonit, Maqedonia simbolizohet me “verërat”, Greqia me ishujt dhe hotelet, Mali i Zi dhe Bosnja me futbollistët, Serbia me filmat e luftës, Italia me turizmin dhe resortet etj.

Meksika është e identifikuar me resortet gjithashtu, Brazili me lojtarët e futbollit, Kuba me cigaret etj.

Kur fillon të shkruash në Google, dalin rezultatet që sugjerojnë për kërkimet që kanë bërë të tjerët.

Më poshtë është harta për secilin kontinent dhe perceptimet dhe kërkimet që më së shumti kanë bërë njerëzit për shtetet përkatëse. /Blitz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit