Si dhe sa shteti sionist e respekton marrëveshjen

Më të lexuarat

Zyra Qeveritare e Medias në Gaza:
• Pas kalimit të 100 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, okupimi izraelit ka kryer 1.300 shkelje të armëpushimit, në një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe një minimi të qëllimshëm të thelbit të marrëveshjes dhe të protokollit humanitar bashkëngjitur asaj.
• Këto shkelje u ndanë si vijon: 430 raste të hapjes së zjarrit, 66 inkursione me mjete ushtarake brenda lagjeve dhe zonave të banuara, 604 bombardime dhe sulme, si dhe 200 operacione të shkatërrimit të shtëpive dhe ndërtesave të ndryshme.
• Si pasojë e këtyre shkeljeve u lanë pas 483 dëshmorë, prej të cilëve 252 fëmijë, gra dhe të moshuar, që përbëjnë 52% të totalit. Ndërkohë, numri i dëshmorëve civilë arriti në 444, që përbën 92% të numrit të përgjithshëm të dëshmorëve.
• Shkeljet e okupimit shkaktuan gjithashtu 1.287 të plagosur, ku 752 prej tyre ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, që përbëjnë 58%. Numri i të plagosurve civilë arriti në 1.277, që përbën 99.2% të totalit të të plagosurve.
• Okupimi arrestoi 50 qytetarë, të cilët pa përjashtim u arrestuan larg vijës së verdhë, nga brenda lagjeve të banuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit