11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shtrohen iftarë në xhaminë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë për studentët dhe familjet në nevojë

Më të lexuarat

Imami Labinot Maliqi, që udhëheq xhaminë “Bedri Kamberi” në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ka bërë të ditur se nga e enjtja kanë filluar shtrimin e iftareve në xhami, kryesisht për studentët, si dhe për disa nga familjet me jetim dhe ato në nevojë.

Ai falënderoi të gjitha ata që kanë kontribuar për mbulimin e shpenzimeve të disa iftareve deri më tani, si dhe të gjithë ata që do të kontribuojnë në ditët në vazhdim.

“Me emrin e Zotit dhe për hatrin e Tij, sot filluam shtrimin e iftareve ditore në xhaminë tonë, kryesisht për studentët, si dhe për disa nga familjet me jetim dhe ato në nevojë.

Në sofrën tonë sot ishin rreth 100 agjërues! I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për mbulimin e shpenzimeve të disa iftareve deri më tani, si dhe të gjithë ata që do të kontribuojnë në ditët në vazhdim.

Gjithashtu, e falënderoj nga zemra mikun tim, Komandantin e Kampit Amerikan Bondsteel, i cili e ka bërë të mundur tendën për ne, e cila do të shërbej për shtrimin dhe organizmin e iftareve gjatë tërë muajit të bekuar të Ramazanit në xhaminë tonë. (Flamurin në tendë e kemi vendosur ne, në shenjë falënderimi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.) 🇺🇸 🇽🇰

Zoti e pranoftë agjërimin tonë, lutjet dhe veprat tona të mira!”, shkruan Maliqi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit