12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Më të lexuarat

Besimtarët të cilët ishin në tokat e shenjta në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, janë pritur në aeroport nga familjarët dhe të afërmit e tyre

TIRANË (AA) – Grupi i haxhinjve nga Shqipëria i përbërë nga rreth 200 besimtarë është kthyer sot në vend, duke mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, raporton Anadolu Agency (AA).

Besimtarët të cilët ishin në tokat e shenjta në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, janë pritur në aeroport nga familjarët dhe të afërmit e tyre, si dhe nga besimtarë të tjerë.

Njëri prej besimtarëve nga Shqipëria që ka kryer Haxhin këtë vit është edhe Albert Ismaili. Ai duke folur për AA tregon emocionet e udhëtimit në tokat e shenjta.

“Është hera e parë që shkoj në Haxh. Pothuajse çdo gjë kaloi mirë. Jam shumë i kënaqur pasi kemi kryer të gjitha ritet. Kur shkon për herë të parë ka një emocion të veçantë dhe kjo të bën të shkosh përsëri”, u shpreh Ismaili.

Ndërsa një grup tjetër i besimtarëve do të kthehet në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Këtë vit ishin rreth 450 besimtarë që udhëtuan nga Shqipëria për të kryer Haxhin, ku pjesë e tyre janë edhe besimtarët nga Mali i Zi. Sivjet numri i besimtarëve që ishin regjistruar për të kryer Haxhin, ishte më i lartë në krahasim me një vit më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit