Së pari: paraprirjet e Haxhit dhe vlerat e tij
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i dërguari i Allahut (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ka thënë:
«الحَجُّ المَبْرُورُ لَيْسَ لَهُ جَزَاءٌ إِلَّا الجَنَّة»
“Për haxhin e pranuar (mabrur) nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.” (Buhariu dhe Muslimi).
Së dyti: mikatet (vendet e caktuara për fillimin e rrugëtimit)
Na rrëfen Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë:
«إِنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَقَّتَ لِأَهْلِ الْمَدِينَةِ ذَا الحُلَيْفَةِ، وَلِأَهْلِ الشَّأْمِ الجُحْفَةَ، وَلِأَهْلِ نَجْدٍ قَرْنَ المَنَازِلِ، وَلِأَهْلِ اليَمَنِ يَلَمْلَمَ، هُنَّ لَهُنَّ، وَلِمَنْ أَتَى عَلَيْهِنَّ مِنْ غَيْرِهِنَّ مِمَّنْ أَرَادَ الحَجَّ وَالعُمْرَةَ، وَمَنْ كَانَ دُونَ ذَلِكَ، فَمِنْ حَيْثُ أَنْشَأَ حَتَّى أَهْلُ مَكَّةَ مِنْ مَكَّةَ»
“Vërtet, Pejgamberi (lavdi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) përcaktoi Dhu-l-hulejfën si mikat për banorët e Medinës, El-Xhuhfën për banorët e Shamit, Karnul-menazilin për banorët e Nexhdit dhe Jelemlemin për banorët e Jemenit. këto vende shërbejnë për banorët e tyre dhe për këdo tjetër që kalon përmes tyre me qëllim kryerjen e haxhit apo umres. Ndërsa ai që ndodhet brenda këtyre kufijve, niset nga vendi ku ndodhet, derisa edhe banorët e Mekës nisen nga vetë Meka.” (Buhariu dhe Muslimi).
Së treti: ihrami dhe ndalesat e tij
Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), na rrëfen se i Dërguari i Allahut (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) u pyet se çfarë petkash duhet të veshë muhrimi (ai që hyn në ihram)? ai u përgjigj:
«لَا يَلْبَسِ القَمِيصَ، وَلَا العَمَائِمَ ، وَلَا السَّرَاوِيلاتِ، وَلا البُرْنُسَ، وَلاَ ثَوْبًا مَسَّهُ زَعْفَرَانٌ، وَلَا وَرْسٌ، وَإِنْ لَمْ يَجِدْ نَعْلَيْنِ فَلْيَلْبَسِ الخُفَّيْنِ وَلْيَقْطَعْهُمَا حَتَّى يَكُونَا أَسْفَلَ مِنَ الكَعْبَيْنِ»
“Nuk duhet të veshë këmishën, as çallmat, as pantallonat, as kapuçët (pelerinat me kapuç), as rrobat e lyera me shafran apo me ‘uers’ (bimë aromatike ngjyruese). Nëse nuk gjen sandale, le të veshë meste, por t’i presë ato në mënyrë që të mbeten nën kyçin e këmbës.” (Buhariu dhe Muslimi).
Së katërti: shenjtëria e Mekës
Ebu Shurejh, Huvejlid ibën Amër El-Huzai El-Adeui (Allahu qoftë i kënaqur me të), na rrëfen se ai i tha Amër ibën Saidit ndërkohë që ky i fundit po dërgonte trupa ushtarake drejt Mekës: “më lejo o emir, të të tregoj një fjalë që i Dërguari i Allahut (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) e mbajti të nesërmen e ditës së çlirimit (të Mekës). Veshët e mi e dëgjuan, zemra ime e ruajti dhe sytë e mi e panë kur ai po e thoshte atë. Ai falënderoi Allahun, e lëvdoi atë dhe më pas tha:
“إِنَّ مَكَّةَ حَرَّمَهَا اللهُ وَلَمْ يُحَرِّمْهَا النَّاسُ، فَلَا يَحِلُّ لِامْرِئٍ يُؤْمِنُ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ أَنْ يَسْفِكَ بِهَا دَمًا، وَلَا يَعْصِدَ بِهَا شَجَرَةً، فَإِنْ أَحَدٌ تَرَخَّصَ بِقِتَالِ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِيهَا، فَقُولُوا لَهُ: إِنَّ اللَّهَ أَذِنَ لِرَسُولِهِ، وَلَمْ يَأْذَنْ لَكُمْ، وَإِنَّمَا أَذِنَ لِي فِيهَا سَاعَةً مِنْ نَهَارٍ، وَقَدْ عَادَتْ حُرْمَتُهَا الْيَوْمَ كَحُرْمَتِهَا بِالْأَمْسِ، وَلْيُبَلِّغِ الشَّاهِدُ الْغَائِبَ”
“Vërtet, Mekën e ka shpallur të shenjtë Allahu dhe nuk e kanë bërë të tillë njerëzit. Prandaj, nuk i lejohet asnjë njeriu që beson në Allahun dhe në ditën e fundit që të derdhë gjak në të, apo të presë ndonjë pemë në të. Nëse dikush kërkon justifikim duke u bazuar në luftimin që i Dërguari i Allahut kreu në të, thuajini: ‘Allahu i dha leje të Dërguarit të tij, por nuk ju dha leje juve’. Mua më është lejuar vetëm për një çast të shkurtër të ditës, ndërkohë që shenjtëria e saj u rikthye sot ashtu siç ishte dje. Ai që është i pranishëm le t’ia përcjellë atij që mungon.”.
E pyetën Ebu Shurejhun: “çfarë të tha Amri?”. Ai u përgjigj: “Unë e di këtë më mirë se ti o Ebu Shurejh. Haremi nuk mbron asnjë gjynahqar, as atë që ikën pasi ka derdhur gjak, e as atë që ikën për t’i shpëtuar ndëshkimit për shkatërrim.” (Buhariu dhe Muslimi).
Së pesti: tavafi dhe sa’ji
Na rrëfen Xhafer ibën Muhamedi, nga babai i tij Muhamed ibën Ali ibën Husejn, nga Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta) mbi përshkrimin e Haxhit të Pejgamberit, ku ndër të tjera thuhet: “Kur i Dërguari i Allahut (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) mbërriti në Mekë, shkoi te guri i zi dhe e preku atë, pastaj eci në të djathtë të tij; bëri ‘ramel’ (ecje e shpejtë me hapa të shkurtër) në tre rrotullimet e para dhe eci normalisht në katër të tjerat. Pastaj u drejtua te Mekami i Ibrahimit (paqja qoftë mbi të) dhe lexoi: {dhe merreni Mekamin e Ibrahimit si vend namazi}. E vendosi Mekamin mes tij dhe Shtëpisë (Qabes). Babai im thoshte – dhe nuk di që kjo të përmendet ndryshe veçse nga Pejgamberi – se ai lexonte në dy rekatet: {thuaj: ai, Allahu është një} (surja El-Ihlas) dhe {thuaj: o ju mohues} (surja El-Kafirun). Pastaj u rikthye te guri i zi dhe e preku, pastaj doli nga dera drejt Safasë. kur iu afrua Safasë lexoi: {vërtet safaja dhe merveja janë nga shenjat e Allahut}.
«أَبْدَأُ بِمَا بَدَأَ اللهُ بِهِ»
“Po e filloj me atë që e filloi Allahu.” Kështu e filloi me Safanë, u ngjit në të derisa pa Shtëpinë (Qaben), u kthye drejt Kiblës, njësoi Allahun (teuhid), bëri tekbir dhe tha:
«لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ، أَنْجَزَ وَعْدَهُ، وَنَصَرَ عَبْدَهُ، وَهَزَمَ الْأَحْزَابَ وَحْدَهُ»
“Nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut, i vetëm dhe pa ortak. Atij i takon sundimi dhe lëvdimi, dhe Ai është i fuqishëm për çdo gjë. Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, i vetëm; ai e përmbushi premtimin e tij, e ndihmoi robin e tij dhe i mposhti i vetëm aleatët (armiqtë).” Pastaj u lut mes kësaj. E përsëriti këtë tri herë, pastaj zbriti drejt Mervesë. Kur këmbët e tij prekën fundin e luginës, vrapoi (sa’ji), derisa kur u ngjitëm, eci normalisht, derisa mbërriti në Merve dhe veproi në të ashtu siç veproi në Safa, derisa përfundoi tavafin e tij në Merve.” (Muslimi).
Së gjashti: qëndrimi në Arafat dhe fjetja në Muzdelife
Na rrëfen Xhafer ibën Muhamedi, nga babai i tij Muhamed ibën Ali ibën Husejn NGA Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta) në përshkrimin e Haxhit të Pejgamberit ku ndër të tjera thuhet:
“I Dërguari i Allahut (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) vazhdoi rrugën dhe kurejshët nuk dyshonin se ai do të ndalonte te El-Mesharil-Haram, ashtu siç vepronin ata në kohën e injorancës (xhahilijetit). Megjithatë, i Dërguari i Allahut kaloi aty pari pa u ndal derisa mbërriti në Arafat. Aty gjeti se çadra e tij ishte ngritur në vendim e quajtur Nemira dhe qëndroi aty. Kur dielli kaloi mesin e qiellit (zeval), urdhëroi t’i përgatitej deveja e tij El-Kasva. Shkoi në mesin e luginës dhe u mbajti njerëzve fjalim (hutben Lamtumirëse) duke thënë:
« إنَّ دماءَكم وأموالَكم عليكم حرامٌ كحُرْمَةِ يومِكم هذا ، في شهرِكم هذا ، في بلدِكم هذا ، ألا إنَّ كلَّ شيٍء من أمرِ الجاهليةِ تحتَ قدمي موضوعٌ ، ودماءُ الجاهليةِ موضوعةٌ ، وأولُ دمٍ أضعُه من دمائِنا دمُ ربيعةَ بنَ الحارثِ بنِ عبدِ المطلبِ ، وربا الجاهليةِ موضوعٌ ، وأولُ ربًا أضعُ من رِبَانَا ربا العباسِ بنِ عبدِ المطلبِ ، فإنَّهُ موضوعٌ كلُّه ، فاتَّقوا اللهَ في النساءِ ، فإنَّكم أخذتموهنَّ بأمانةِ اللهِ ، واستحللتُم فروجَهُنَّ بكلمةِ اللهِ ، وإنَّ لكم عليهنَّ أن لا يُوطِئْنَ فُرُشَكُمْ أحدًا تكرهونَه ، فإن فعلْنَ ذلك فاضربوهنَّ ضربًا غيرَ مبرِّحٍ ، ولهنَّ عليكم رزقُهُنَّ وكسوتُهُنَّ بالمعروفِ ، وإني قد تركتُ فيكم ما لن تضلُّوا بعدَه إن اعتصمتُم به ، كتابَ اللهِ ، وأنتم مسؤولونَ عنِّي ، فما أنتم قائلونَ ؟»
“Vërtet, gjakrat dhe pasuritë tuaja janë të shenjta (të paprekshme) për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë e juaja, në këtë muaj tuajin dhe në këtë vendin tuaj. Vini re! çdo gjë nga zakonet e injorancës është e anuluar nën këmbët e mia; gjakmarrjet e injorancës janë të anuluara, gjakmarjen e parë që e anuloj është gjaku i Rebia ibën Harithit ibën Abdul-Mutalib. Gjithashtu edhe fajdet e xhahilijetit anulohen, kurse fjaden e parë që e anuloi është fajdja e Abbas ibën Abdul-Mutalibit, i tëri është i anuluar. Kini frikë Allahun sa u përket grave, sepse ju i keni marrë ato me besën e Allahut dhe i keni bërë të lejuara për vete me fjalën e Allahut. Ato kanë detyra ndaj jush që të mos fusin në shtratin tuaj askënd, të cilin ju e ureni, e nëse bëjnë diçka të tillë godisni ato me goditje të lehtë. Ju keni detyra ndaj tyre, ti furnizoni edhe ti ushqeni në mënyrën të mirë. Kam lënë mes jush atë që nëse kapeni pas tij, nuk do të humbni kurrë: librin e Allahut. Ju do të pyeteni për mua, e çfarë do të thoni?”
«قَالُوا: نَشْهَدُ أَنَّكَ قَدْ بَلَّغْتَ وَأَدَّيْتَ وَنَصَحْتَ، فَقَالَ: بِإِصْبَعِهِ السَّبَّابَةِ، يَرْفَعُهَا إِلَى السَّمَاءِ وَيَنْكُتُهَا إِلَى النَّاسِ: اللهُمَّ اشْهَدْ، اللهُمَّ اشْهَدْ، ثَلَاثَ مَرَّاتٍ، ثُمَّ أَذَّنَ، ثُمَّ أَقَامَ فَصَلَّى الظُّهْرَ، ثُمَّ أَقَامَ فَصَلَّى الْعَصْرَ، وَلَمْ يُصَلِّ بَيْنَهُمَا شَيْئًا، ثُمَّ رَكِبَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، حَتَّى أَتَى الْمَوْقِفَ، فَجَعَلَ بَطْنَ نَاقَتِهِ الْقَصْوَاءِ إِلَى الصَّخْرَاتِ، وَجَعَلَ حَبْلَ الْمُشَاةِ بَيْنَ يَدَيْهِ، وَاسْتَقْبَلَ الْقِبْلَةَ، فَلَمْ يَزَلْ وَاقِفًا حَتَّى غَرَبَتِ الشَّمْسُ، وَذَهَبَتِ الصُّفْرَةُ قَلِيلًا، حَتَّى غَابَ الْقُرْصُ، وَأَرْدَفَ أُسَامَةَ خَلْفَهُ، وَدَفَعَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَقَدْ شَنَقَ لِلْقَصْوَاءِ الزِّمَامَ، حَتَّى إِنَّ رأْسَهَا لَيُصِيبُ مَوْرِكَ رَحْلِهِ، وَيَقُولُ بِيَدِهِ الْيُمْنَى: أَيُّهَا النَّاسُ السَّكِينَةَ السَّكِينَةَ، كُلَّمَا أَتَى حَبْلًا مِنَ الْجِبَالِ أَرْخَى لَهَا قَلِيلًا، حَتَّى تَصْعَدَ، حَتَّى أَتَى الْمُزْدَلِفَةَ، فَصَلَّى بِهَا الْمَغْرِبَ وَالْعِشَاءَ بِأَذَانٍ وَاحِدٍ وَإِقَامَتَيْنِ، وَلَمْ يُسَبِّحْ بَيْنَهُمَا شَيْئًا، ثُمَّ اضْطَجَعَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حَتَّى طَلَعَ الْفَجْرُ، وَصَلَّى الْفَجْرَ حِينَ تَبَيَّنَ لَهُ الصُّبْحُ بِأَذَانٍ وَإِقَامَةٍ، ثُمَّ رَكِبَ الْقَصْوَاءَ حَتَّى أَتَى الْمَشْعَرَ الْحَرَامَ، فَاسْتَقْبَلَ الْقِبْلَةَ، فَدَعَاهُ وَكَبَّرَهُ وَهَلَّلَهُ وَوَحَّدَهُ، فَلَمْ يَزَلْ وَاقِفًا حَتَّى أَسْفَرَ جِدًّا، فَدَفَعَ قَبْلَ أَنْ تَطْلُعَ الشَّمْسُ»
Ata (sahabët) thanë: “Dëshmojmë se ti vërtet e përçove mesazhin, e kreve amanetin dhe këshillove”.
Atëherë ai, duke ngritur gishtin e tij tregues drejt qiellit e pastaj duke e drejtuar nga njerëzit, tha: “O Allah, dëshmo! O Allah, dëshmo!”, tri herë radhazi.
Pastaj u thirr ezani dhe ikameti dhe ai fali namazin e Drekës, e pastaj u thirr ikameti i dytë dhe fali namazin e Ikindisë, pa falur asnjë namaz tjetër mes tyre. Pas kësaj, i Dërguari i Allahut (lavdi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) hipi në deve derisa mbërriti te vendqëndrimi (Maukif), ku e ktheu barkun e devesë së tij, el-Kasua, drejt shkëmbinjve, mbajti rrugën e këmbësorëve para tij dhe u kthye në drejtim të Kiblës. Ai qëndroi i ndalur ashtu derisa perëndoi dielli, iku paksa drita e verdhë dhe u zhduk disku i plotë i diellit. Atëherë ai mori Usamen pas vetes në deve dhe u nis, ndërkohë që i kishte tërhequr frenat e devesë së tij el-Kasua aq fort, saqë koka e saj prekte pjesën e përparme të shalës së tij. Ai bënte shenjë me dorën e tij të djathtë duke thënë: “O ju njerëz, qetësi, qetësi!”. Sa herë që ndeshte ndonjë kodër rëre, ai ia lironte paksa frenat devesë që ajo të mund të ngjitej, derisa mbërriti në Muzdelife. Atje fali namazin e Akshamit dhe të Jacisë me një ezan të vetëm dhe dy ikamete, pa falur asnjë namaz nafile mes tyre. Pastaj i Dërguari i Allahut (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) u shtri derisa lindi agimi, dhe fali namazin e Sabahun sapo iu bë i qartë mëngjesi, me një ezan dhe një ikamet. Pas namazit, ai hipi sërish në el-Kasua derisa mbërriti te Meshar el-Harami, ku u kthye drejt Kiblës, iu lut Allahut, bëri tekbir, tahlil dhe e njësoi Atë. Ai vazhdoi të qëndronte në këtë gjendje derisa u bë dritë e madhe dhe u nis nga ai vend përpara se të lindte dielli. (Muslimi).
Së shtati: tehal-luli (dalja nga ihrami)
Në hadithin e Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur me të) thuhet: “Derisa mbërriti te xhemreja që ndodhet pranë pemës dhe hodhi në të shtatë guralecë (si guralecët e llastikut), duke bërë tekbir me secilin prej tyre. Hodhi nga mesi i luginës, pastaj shkoi te vendi i kurbanit dhe theri me dorën e tij gjashtëdhjetë e tri deve. Pastaj ia dha Aliut (të tjerat) dhe ai e therri pjesën e mbetur, duke e bërë atë pjesëmarrës në kurbanin e tij. Pastaj urdhëroi që nga çdo deve të merrej një copë mishi, u hodhën në një enë, u gatuan dhe të dy hëngrën nga mishi i tyre dhe pinë nga lëngu i tyre. Pastaj i Dërguari i Allahut (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) hipi në deve dhe nxitoi (ifada) drejt Shtëpisë (Qabes). Fali drekën në Mekë dhe shkoi te bijtë e Abdul-Muttalibit që po shpërndanin ujin e zemzemit e u tha: “nxirrni ujë o bijtë e Abdul-Muttalibit! Sikur të mos kishte rrezik që njerëzit t’ju mundnin në shërbimin tuaj, do të nxirrja ujë bashkë me ju.” Ata i dhanë një kovë dhe ai piu prej saj.” (Muslimi).
Së teti: fidja (shpagimi)
Transmetohet nga Abdullah ibën Ma’kil, i cili thotë: “U ula me Ka’b ibën Uxhran (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe e pyeta për fidjen. Ai tha:
“نَزَلَتْ فِيَّ خَاصَّةً ، وَهِيَ لَكُمْ عَامَّةً ، حُمِلْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَالقَمْلُ يَتَنَاثَرُ عَلَى وَجْهِي ، فَقَالَ: «مَا كُنْتُ أَرَى الوَجْهَ بَلَغَ بِكَ مَا أَرَى… أَتَجِدُ شَاةً؟» فَقُلْتُ: لَا ، فَقَالَ: «فَصُمْ ثَلَاثَةَ أَيَّامٍ ، أَوْ أَطْعِمْ سِتَّةَ مَسَاكِينَ ، لِكُلِّ مِسْكِينٍ نِصْفَ صَاعٍ»”
“Vendimi për te zbriti posaçërisht për mua, por vlen për të gjithë ju. Më çuan te i dërguari i Allahut (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ndërkohë që morrat më binin në fytyrë. Ai tha: ‘nuk e kisha menduar se dhimbja (mundimi) kishte arritur deri në këtë pikë te ti… a ke ndonjë dele (për kurban)?’. Thashë: jo. Ai tha: ‘Atëherë agjëro tri ditë, ose ushqe gjashtë të varfër, duke i dhënë secilit gjysmë sa’i (masë diku te 1.5 kg).'” (Buhariu dhe Muslimi).
Së nënti: El-Fevat (ikja e mundësisë) dhe El-Ihsar (pengimi)
Transmetohet nga Ikrimja, se Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta) ka thënë:
«قَدْ أُحْصِرَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ، فَحَلَقَ رَأْسَهُ ، وَجَامَعَ نِسَاءَهُ ، وَنَحَرَ هَدْيَهُ ، حَتَّى اعْتَمَرَ عَامًا قَابِلًا»
“I Dërguari i Allahut (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) u pengua (nga idhujtarët në hudejbije) nga kryerja e Umres, kështu që rroi kokën, pati marrëdhënie me gratë e tij dhe theri kurbanin e tij, derisa kreu umren në vitin pasardhës.” (Buhariu).
Përshkrimi i Plotë i Haxhit të Lamtumirës
(Transmetim i detajuar nga Xhabir ibën Abdullahu)
دَخَلنا على جابِرِ بنِ عبدِ اللهِ، فسَألَ عَنِ القَومِ حتَّى انتَهى إليَّ، فقُلتُ: أنا مُحَمَّدُ بنُ عَليِّ بنِ حُسَينٍ، فأهوى بيَدِه إلى رَأسي، فنَزَعَ زِرِّي الأعلى، ثُمَّ نَزَعَ زِرِّي الأسفَلَ، ثُمَّ وضَعَ كَفَّه بينَ ثَديَيَّ وأنا يَومَئذٍ غُلامٌ شابٌّ، فقال: مَرحَبًا بكَ يا ابنَ أخي، سَلْ عَمَّا شِئتَ، فسَألتُه، وهو أعمى، وحَضَرَ وقتُ الصَّلاةِ، فقامَ في نِساجةٍ مُلتَحِفًا بها، كُلَّما وضَعَها على مَنكِبِه رَجَعَ طَرَفاها إليه؛ مِن صِغَرِها، ورِداؤُه إلى جَنبِه على المِشجَبِ، فصَلَّى بنا، فقُلتُ: أخبِرني عن حَجَّةِ رَسولِ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم، فقال بيَدِه فعَقدَ تِسعًا، فقال: إنَّ رَسولَ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم مَكَثَ تِسعَ سِنينَ لم يَحُجَّ، ثُمَّ أذَّنَ في النَّاسِ في العاشِرةِ أنَّ رَسولَ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم حاجٌّ، فقدِمَ المَدينةَ بَشَرٌ كَثيرٌ، كُلُّهم يَلتَمِسُ أن يَأتَمَّ برَسولِ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم، ويَعمَلَ مِثلَ عَمَلِه. فخَرَجنا معهُ، حتَّى أتَينا ذا الحُلَيفةِ، فولَدَت أسماءُ بنتُ عُمَيسٍ مُحَمَّدَ بنَ أبي بَكرٍ، فأرسَلَت إلى رَسولِ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم: كيفَ أصنَعُ؟ قال: اغتَسِلي، واستَثفِري بثَوبٍ وأحرِمي. فصَلَّى رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم في المَسجِدِ، ثُمَّ رَكِبَ القَصواءَ، حتَّى إذا استَوت به ناقَتُه على البَيداءِ نَظَرتُ إلى مَدِّ بَصَري بينَ يَدَيه، مِن راكِبٍ وماشٍ، وعَن يَمينِه مِثلَ ذلك، وعَن يَسارِه مِثلَ ذلك، ومِن خَلفِه مِثلَ ذلك، ورَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم بينَ أظهُرِنا، وعليه يَنزِلُ القُرآنُ، وهو يَعرِفُ تَأويلَه، وما عَمِلَ به مِن شَيءٍ عَمِلنا بهِ. فأهَلَّ بالتَّوحيدِ: لَبَّيكَ اللَّهمَّ لَبَّيكَ، لَبَّيكَ لا شَريكَ لكَ لَبَّيكَ، إنَّ الحَمدَ والنِّعمةَ لَكَ والمُلكَ، لا شَريكَ لكَ، وأهَلَّ النَّاسُ بهذا الذي يُهِلُّونَ به، فلم يَرُدَّ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم عليهم شيئًا منه، ولَزِمَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم تَلبيَتَه. قال جابِرٌ رَضيَ اللهُ عنه: لَسنا نَنوي إلَّا الحَجَّ، لَسنا نَعرِفُ العُمرةَ، حتَّى إذا أتَينا البَيتَ معهُ استَلَمَ الرُّكنَ، فرَمَلَ ثَلاثًا ومَشى أربَعًا، ثُمَّ نَفَذَ إلى مَقامِ إبراهيمَ عليه السَّلام، فقَرَأ: {واتَّخِذوا مِن مَقامِ إبراهيمَ مُصَلًّى} [البقرة: 125] ، فجَعَلَ المَقامَ بينَه وبينَ البَيتِ، فكانَ أبي يقولُ -ولا أعلَمُه ذَكَرَه إلَّا عَنِ النَّبيِّ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم-: كان يَقرَأُ في الرَّكعَتَينِ {قُل هو اللهُ أحَدٌ} و{قُل يا أيُّها الكافِرونَ}. ثُمَّ رَجَعَ إلى الرُّكنِ فاستَلَمَه، ثُمَّ خَرَجَ مِنَ البابِ إلى الصَّفا، فلَمَّا دَنا مِنَ الصَّفا قَرَأ: {إنَّ الصَّفا والمَروةَ مِن شَعائِرِ اللهِ} [البقرة: 158] ، أبدَأُ بما بَدَأ اللهُ به، فبَدَأ بالصَّفا، فرَقيَ عليه، حتَّى رَأى البَيتَ فاستَقبَلَ القِبلةَ، فوحَّدَ اللهَ وكَبَّرَه، وقال: لا إلَهَ إلَّا اللهُ وحدَه لا شَريكَ له، له المُلكُ وله الحَمدُ، وهو على كُلِّ شَيءٍ قديرٌ، لا إلَهَ إلَّا اللهُ وحدَه، أنجَزَ وعدَه، ونَصَرَ عَبدَه، وهَزَمَ الأحزابَ وحدَه، ثُمَّ دَعا بينَ ذلك، قال مِثلَ هذا ثَلاثَ مَرَّاتٍ، ثُمَّ نَزَلَ إلى المَروةِ، حتَّى إذا انصَبَّت قدَماه في بَطنِ الوادي سَعى، حتَّى إذا صَعِدَتا مَشى حتَّى أتى المَروةَ، ففَعَلَ على المَروةِ كما فعَلَ على الصَّفا، حتَّى إذا كان آخِرُ طَوافِه على المَروةِ، فقال: لو أنِّي استَقبَلتُ مِن أمري ما استَدبَرتُ لم أسُقِ الهَديَ، وجَعَلتُها عُمرةً، فمَن كان مِنكُم ليس معهُ هَديٌ فليَحِلَّ، وليَجعَلْها عُمرةً، فقامَ سُراقةُ بنُ مالِكِ بنِ جُعشُمٍ، فقال: يا رَسولَ اللهِ، ألِعامِنا هذا أم لأبَدٍ؟ فشَبَّكَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم أصابِعَه واحِدةً في الأُخرى، وقال: دَخَلَتِ العُمرةُ في الحَجِّ -مَرَّتَينِ- لا، بَل لأبَدِ أبَدٍ. وقدِمَ عَليٌّ مِنَ اليَمَنِ ببُدنِ النَّبيِّ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم، فوجَدَ فاطِمةَ رَضيَ اللهُ عنها مِمَّن حَلَّ، ولَبِسَت ثيابًا صَبيغًا، واكتَحَلَت، فأنكَرَ ذلك عليها، فقالت: إنَّ أبي أمَرَني بهذا، قال: فكانَ عَليٌّ يقولُ بالعِراقِ: فذَهَبتُ إلى رَسولِ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم مُحَرِّشًا على فاطِمةَ للذي صَنَعَت، مُستَفتيًا لرَسولِ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم فيما ذَكَرَت عنه، فأخبَرتُه أنِّي أنكَرتُ ذلك عليها، فقال: صَدَقَت صَدَقَت، ماذا قُلتَ حينَ فرَضتَ الحَجَّ؟ قال: قُلتُ: اللَّهمَّ إنِّي أُهِلُّ بما أهَلَّ به رَسولُكَ، قال: فإنَّ مَعيَ الهَديَ، فلا تَحِلُّ، قال: فكانَ جَماعةُ الهَديِ الذي قدِمَ به عَليٌّ مِنَ اليَمَنِ والذي أتى به النَّبيُّ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم مِائةً. قال: فحَلَّ النَّاسُ كُلُّهم وقَصَّروا، إلَّا النَّبيَّ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم ومَن كان معهُ هَديٌ، فلَمَّا كان يَومُ التَّرويةِ تَوجَّهوا إلى مِنًى، فأهَلُّوا بالحَجِّ، ورَكِبَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم، فصَلَّى بها الظُّهرَ والعَصرَ، والمَغرِبَ والعِشاءَ، والفَجرَ، ثُمَّ مَكَثَ قَليلًا حتَّى طَلَعَتِ الشَّمسُ، وأمَرَ بقُبَّةٍ مِن شَعَرٍ تُضرَبُ له بنَمِرةَ، فسارَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم ولا تَشُكُّ قُرَيشٌ إلَّا أنَّه واقِفٌ عِندَ المَشعَرِ الحَرامِ كما كانَت قُرَيشٌ تَصنَعُ في الجاهِليَّةِ، فأجازَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم حتَّى أتى عَرَفةَ، فوجَدَ القُبَّةَ قد ضُرِبَت له بنَمِرةَ، فنَزَلَ بها، حتَّى إذا زاغَتِ الشَّمسُ أمَرَ بالقَصواءِ، فرُحِلَت له، فأتى بَطنَ الوادي، فخَطَبَ النَّاسَ وقال: إنَّ دِماءَكُم وأموالَكُم حَرامٌ علَيكُم كَحُرمةِ يَومِكُم هذا، في شَهرِكُم هذا، في بَلَدِكُم هذا، ألا كُلُّ شَيءٍ مِن أمرِ الجاهِليَّةِ تَحتَ قدَمَيَّ مَوضوعٌ، ودِماءُ الجاهِليَّةِ مَوضوعةٌ، وإنَّ أوَّلَ دَمٍ أضَعُ مِن دِمائِنا دَمُ ابنِ رَبيعةَ بنِ الحارِثِ، كان مُستَرضِعًا في بَني سَعدٍ، فقَتَلَتْه هُذَيلٌ، ورِبا الجاهِليَّةِ مَوضوعٌ، وأوَّلُ رِبًا أضَعُ رِبانا؛ رِبا عَبَّاسِ بنِ عبدِ المُطَّلِبِ؛ فإنَّه مَوضوعٌ كُلُّه، فاتَّقوا اللهَ في النِّساءِ؛ فإنَّكُم أخَذتُموهنَّ بأمانِ اللهِ، واستَحلَلتُم فُروجَهنَّ بكَلِمةِ اللهِ، ولَكُم عليهنَّ أن لا يوطِئنَ فُرُشَكُم أحَدًا تَكرَهونَه، فإن فعَلنَ ذلك فاضرِبوهنَّ ضَربًا غيرَ مُبَرِّحٍ، ولَهنَّ علَيكُم رِزقُهنَّ وكِسوتُهنَّ بالمَعروفِ، وقد تَرَكتُ فيكُم ما لَن تَضِلُّوا بَعدَه إنِ اعتَصَمتُم به؛ كِتابُ اللهِ، وأنتُم تُسألونَ عَنِّي، فما أنتُم قائِلونَ؟ قالوا: نَشهَدُ أنَّكَ قد بَلَّغتَ وأدَّيتَ ونَصَحتَ، فقال بإصبَعِه السَّبَّابةِ، يَرفَعُها إلى السَّماءِ ويَنكُتُها إلى النَّاسِ: اللَّهمَّ اشهَدْ، اللَّهمَّ اشهَدْ، ثَلاثَ مَرَّاتٍ. ثُمَّ أذَّنَ، ثُمَّ أقامَ فصَلَّى الظُّهرَ، ثُمَّ أقامَ فصَلَّى العَصرَ، ولم يُصَلِّ بينَهما شيئًا، ثُمَّ رَكِبَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم حتَّى أتى المَوقِفَ، فجَعَلَ بَطنَ ناقَتِه القَصواءِ إلى الصَّخَراتِ، وجَعَلَ حَبلَ المُشاةِ بينَ يَدَيه، واستَقبَلَ القِبلةَ، فلم يَزَلْ واقِفًا حتَّى غَرَبَتِ الشَّمسُ، وذَهَبَتِ الصُّفرةُ قَليلًا، حتَّى غابَ القُرصُ، وأردَفَ أُسامةَ خَلفَه، ودَفَعَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم وقد شَنَقَ للقَصواءِ الزِّمامَ، حتَّى إنَّ رَأسَها لَيُصيبُ مَورِكَ رَحلِه، ويقولُ بيَدِه اليُمنى: أيُّها النَّاسُ، السَّكينةَ السَّكينةَ، كُلَّما أتى حَبلًا مِنَ الحِبالِ أرخى لَها قَليلًا حتَّى تَصعَدَ، حتَّى أتى المُزدَلِفةَ، فصَلَّى بها المَغرِبَ والعِشاءَ بأذانٍ واحِدٍ وإقامَتَينِ، ولم يُسَبِّحْ بينَهما شيئًا، ثُمَّ اضطَجَعَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم حتَّى طَلَعَ الفَجرُ، وصَلَّى الفَجرَ حينَ تَبَيَّنَ له الصُّبحُ بأذانٍ وإقامةٍ. ثُمَّ رَكِبَ القَصواءَ حتَّى أتى المَشعَرَ الحَرامَ، فاستَقبَلَ القِبلةَ، فدَعاه وكَبَّرَه وهَلَّله ووحَّدَه، فلم يَزَلْ واقِفًا حتَّى أسفَرَ جِدًّا، فدَفَعَ قَبلَ أن تَطلُعَ الشَّمسُ، وأردَفَ الفَضلَ بنَ عَبَّاسٍ، وكانَ رَجُلًا حَسَنَ الشَّعرِ أبيَضَ وسيمًا، فلَمَّا دَفَعَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم مَرَّت به ظُعُنٌ يَجرينَ، فطَفِقَ الفَضلُ يَنظُرُ إليهنَّ، فوضَعَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم يَدَه على وجهِ الفَضلِ، فحَوَّلَ الفَضلُ وجهَه إلى الشِّقِّ الآخَرِ يَنظُرُ، فحَوَّلَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم يَدَه مِنَ الشِّقِّ الآخَرِ على وجهِ الفَضلِ، يَصرِفُ وجهَه مِنَ الشِّقِّ الآخَرِ يَنظُرُ، حتَّى أتى بَطنَ مُحَسِّرٍ، فحَرَّكَ قَليلًا، ثُمَّ سَلَكَ الطَّريقَ الوُسطى التي تَخرُجُ على الجَمرةِ الكُبرى، حتَّى أتى الجَمرةَ التي عِندَ الشَّجَرةِ، فرَماها بسَبعِ حَصَياتٍ، يُكَبِّرُ مع كُلِّ حَصاةٍ منها، مِثلِ حَصى الخَذفِ، رَمى مِن بَطنِ الوادي، ثُمَّ انصَرَفَ إلى المَنحَرِ، فنَحَرَ ثَلاثًا وسِتِّينَ بيَدِه، ثُمَّ أعطى عَليًّا، فنَحَرَ ما غَبَرَ، وأشرَكَه في هَديِه، ثُمَّ أمَرَ مِن كُلِّ بَدَنةٍ ببَضعةٍ، فجُعِلَت في قِدرٍ، فطُبِخَت، فأكَلا مِن لَحمِها وشَرِبا مِن مَرَقِها. ثُمَّ رَكِبَ رَسولُ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم فأفاضَ إلى البَيتِ، فصَلَّى بمَكَّةَ الظُّهرَ، فأتى بَني عبدِ المُطَّلِبِ، يَسقونَ على زَمزَمَ، فقال: انزِعوا بَني عبدِ المُطَّلِبِ، فلَولا أن يَغلِبَكُمُ النَّاسُ على سِقايَتِكُم لَنَزَعتُ معكُم، فناولوه دَلوًا فشَرِبَ منه.
Hymë te Xhabir ibën Abdullahu dhe ai pyeti për njerëzit (që ishin të pranishëm) derisa radha erdhi te unë. I thashë: “Unë jam Muhamed ibën Ali ibën Husejn”. Ai e drejtoi dorën e tij drejt kokës sime, më zbërtheu pullën e sipërme e pastaj edhe atë të poshtmen. Pastaj vendosi pëllëmbën e tij midis gjoksit tim – në atë kohë isha djalosh i ri – dhe më tha: “Mirë se erdhe, o nipi im! Pyet për çfarë të dëshironi”. Unë e pyeta, ndërkohë që ai ishte i verbër. Erdhi koha e namazit dhe ai u ngrit i mbështjellë me një pëlhurë të thurur; sa herë që e hidhte mbi supin e tij, skajet i ktheheshin mbrapsht për shkak të përmasës së saj të vogël, ndonëse manteli i tij (ridaja) ishte pranë tij në varëse. Ai na priu në namaz, e pastaj unë i thashë: “Më rrëfe për Haxhin e të Dërguarit të Allahut (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te)”.
Ai bëri shenjë me dorë duke palosur nëntë gishta (për të treguar vitet) dhe tha: “Vërtet, i Dërguari i Allahut ﷺ qëndroi në Medinë për nëntë vite pa kryer Haxh. Pastaj, në vitin e dhjetë, u njoftova njerëzve se i Dërguari i Allahut do të kryejë Haxhin. Në Medinë erdhën njerëz të shumtë, ku secili kërkonte të pasonte të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe të vepronte ashtu siç vepronte ai.
U nisëm bashkë me të derisa mbërritëm në Dhu-l-Hulejfe. Aty, Esma bint Umejs lindi Muhamed ibën Ebi Bekrin dhe dërgoi fjalë te i Dërguari i Allahut: ‘Si të veproj?’. Ai i tha: ‘Lahu (bëj gusël), mbrohu me një pëlhurë dhe hyr në ihram’. I Dërguari i Allahut fali namazin në xhami, pastaj hipi në devenë el-Kasua. Kur deveja e tij u drejtua në rrafshnaltën e Bejdasë, vështrova para tij sa më zinte syri: kalorës dhe këmbësorë; po ashtu në të djathtë, në të majtë dhe pas tij. I Dërguari i Allahut ishte mes nesh, ndërkohë që Shpallja (Kur’ani) i zbriste Atij dhe Ai ia njihte shpjegimin (te’uilin); çdo gjë që vepronte ai, ne e pasonim.
Ai shpalli Njëshmërinë (Teuhidin): ‘Lebbejk Allahume lebbejk, lebbejk la sherike leke lebbejk, innel hamde ven-ni’mete leke vel-mulk, la sherike lek’. Njerëzit shqiptonin telbije me shtesa që njiheshin në atë kohë dhe i Dërguari i Allahut nuk ua ktheu (nuk i kundërshtoi), por vazhdoi me telbijen e tij.
Xhabiri tha: Ne nuk kishim për qëllim tjetër përveç Haxhit dhe nuk e njihnim Umren (në atë udhëtim). Kur mbërritëm te Shtëpia (Qabeja) bashkë me të, ai preku Gurin e Zi, bëri ecje të shpejtë (ramel) në tre rrotullimet e para dhe eci normalisht në katër të tjerat. Pastaj shkoi te Makami i Ibrahimit (paqja qoftë mbi të) dhe lexoi: {Dhe merreni Makamin e Ibrahimit si vend namazi}. E vendosi Makamin mes tij dhe Shtëpisë. Babai im thoshte – dhe nuk e di që kjo të përmendet ndryshe veçse nga Pejgamberi – se ai lexonte në dy rekatet: {Thuaj: Ai, Allahu është Një (sureja el-Ihlas} dhe {Thuaj: O ju mohues (sureja el-Kafirun)}.
Pastaj u rikthye te Rukni (Guri i Zi) dhe e preku, pastaj doli nga dera drejt Safasë. Kur iu afrua Safasë lexoi: {Vërtet Safaja dhe Merveja janë prej shenjave të Allahut}, ‘Po e filloj me atë që e filloi Allahu’. Filloi me Safanë, u ngjit në të derisa pa Shtëpinë, u kthye drejt Kiblës, njësoi Allahun, bëri tekbir dhe tha: ‘Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, i Vetëm dhe pa ortak. Atij i takon sundimi dhe lëvdimi, dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, i Vetëm; Ai e përmbushi premtimin e Tij, e ndihmoi robin e Tij dhe i mposhti i vetëm aleatët’. U lut mes kësaj dhe e përsëriti tri herë. Pastaj zbriti drejt Mervasë derisa këmbët e tij prekën fundin e luginës ku vrapoi, e kur u ngjit, eci normalisht derisa mbërriti në Merva. Veproi në Merve ashtu siç veproi në Safa.
Kur mbërriti në fund të tavafit në Merve, ai tha: ‘Sikur të kthehesha pas, nuk do ta kisha sjellë kurbanin me vete dhe do ta kisha kthyer këtë në Umre. Kushdo prej jush që nuk ka kurban me vete, le të dalë nga ihrami (tehalul) dhe ta llogarisë si Umre’. Atëherë u ngrit Suraka ibën Malik ibën Xhu’shum dhe pyeti: ‘O i Dërguari i Allahut, a është kjo vetëm për këtë vit apo përjetë?’. Pejgamberi ﷺ gërshetoi gishtat e tij njërin me tjetrin dhe tha: ‘Umreja hyri te Haxhi’ – këtë e tha dy herë – ‘Jo, por kjo është përjetësisht’.
Aliu erdhi nga Jemeni me devetë e Pejgamberit dhe gjeti Fatimen (Allahu qoftë i kënaqur me të) që kishte dalë nga ihrami, kishte veshur rroba të lyera dhe kishte vënë kuhl (kishte zbukuruar sytë me laps). Aliu e kundërshtoi këtë, por ajo i tha: ‘Babai im më urdhëroi kështu’. Aliu tregonte në Irak: Shkova te i Dërguari i Allahut për t’u ankuar për atë që bëri Fatimja dhe për të marrë mendimin e tij për atë që ajo tha, e i tregova se e kundërshtova. Ai tha: ‘Ajo tha të vërtetën, ajo tha të vërtetën! Çfarë tha ti kur hyre në Haxh?’. Aliu u përgjigj: ‘O Allah, unë hyj në ihram me atë që ka hyrë i Dërguari Yt’. Ai i tha: ‘Vërtet unë kam kurbanin me vete, prandaj mos dil nga ihrami’. Numri i kurbanëve që solli Aliu dhe Pejgamberi ishte gjithsej njëqind.
Të gjithë njerëzit dolën nga ihrami dhe i prenë flokët, përveç Pejgamberit ﷺ dhe atyre që kishin kurban. Kur erdhi dita e Tervijes, u drejtuan drejt Minës dhe hynë në ihram për Haxh. Pejgamberi fali aty Drekën, Ikindin, Akshamin, Jacinë dhe Sabahun. Qëndroi pak derisa lindi dielli dhe urdhëroi t’i ngrihej një çadër prej leshi në Nemira. Vazhdoi rrugën e Kurejshët nuk dyshonin se ai do të ndalonte te Meshar el-Harami siç bënin në xhahilijet, por ai vazhdoi derisa mbërriti në Arafat. Gjeti çadrën të ngritur në Nemira dhe pushoi aty.
Kur dielli kaloi mesin e qiellit, urdhëroi t’i përgatitej el-Kasva, mbërriti në mesin e luginës dhe u mbajti njerëzve fjalim: ‘Vërtet gjakrat tuaja dhe pasuritë tuaja janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë e juaja, në këtë muaj tuajin, në këtë vend tuajin. Vini re! Çdo gjë nga zakonet e injorancës është e anuluar nën këmbët e mia; gjakmarrjet e injorancës janë të anuluara, dhe gjakun e parë që anuloj prej gjakrave tanë është ai i djalit të Rebi’a ibën el-Harithit… Edhe kamata e injorancës është e anuluar, e para është ajo e Abbas ibën Abdul-Muttalibit; ajo është e anuluar e tëra. Kini frikë Allahun sa u përket grave, sepse ju i keni marrë ato me besën e Allahut dhe i keni bërë të lejuara për vete me fjalën e Allahut. Ato kanë detyra ndaj jush që të mos fusin në shtratin tuaj askënd, të cilin ju e ureni, e nëse bëjnë diçka të tillë godisni ato me goditje të lehtë. Ju keni detyra ndaj tyre, ti furnizoni edhe ti ushqeni në mënyrën të mirë. Kam lënë mes jush atë që nëse kapeni pas tij, nuk do të humbni kurrë: librin e Allahut. Ju do të pyeteni për mua, e çfarë do të thoni?. Ata u përgjigjën: “Dëshmojmë se ti e përçove mesazhin, e kreve amanetin dhe këshillove”. Atëherë ai ngriti gishtin tregues drejt qiellit dhe pastaj nga njerëzit duke thënë: “O Allah, dëshmo! O Allah, dëshmo! O Allah, dëshmo!”.
Pastaj u thirr ezani dhe ikameti dhe fali Drekën, pastaj ikameti dhe fali Ikindin, pa falur asgjë mes tyre. Pastaj hipi në deve derisa mbërriti te vendqëndrimi (Maukif), e ktheu barkun e devesë drejt shkëmbinjve, mbajti rrugën e këmbësorëve para tij dhe u kthye nga Kibla. Qëndroi ashtu derisa perëndoi dielli. Mori Usamen pas vete dhe u nis drejt Muzdelifes duke u thënë njerëzve: “Qetësi, qetësi!”. Në Muzdelife fali Akshamin dhe Jacinë me një ezan dhe dy ikamete. Pushoi derisa lindi agimi, fali Sabahun dhe qëndroi në Meshar el-Haram duke u lutur derisa u bë dritë e madhe.
U nis para se të lindte dielli, duke marrë pas vete Fadl ibën Abasin. Kur po kalonin, panë disa gra dhe Fadli filloi t’i shikonte, por Pejgamberi ﷺ ia mbuloi fytyrën me dorë duke ia kthyer në anën tjetër. Kur mbërriti në luginën e Muhasir, nxitoi pak, pastaj mori rrugën e mesme drejt Xhemresë së Madhe. Hodhi shtatë guralecë duke bërë tekbir me secilin prej tyre. Pastaj shkoi te vendi i kurbanit, theri 63 deve me dorën e tij dhe pjesën tjetër ia la Aliut. Urdhëroi të gatuhej nga një pjesë mishi prej çdo kurbani dhe hëngrën bashkë. Pastaj kreu Tavafin e Ifadës drejt Shtëpisë, fali Drekën në Mekë dhe shkoi te bijtë e Abdul-Muttalibit te pusi i Zemzemit, ku piu nga kova që i dhanë.
Burimet e Hadithit:
- Transmetuesi: Xhabir ibën Abdullah.
- Muslimi, Numri: 1218.
Referenca shtesë: Transmetohet gjithashtu nga Ebu Davudi (1905), Ibën Maxhe (3074) dhe ed-Darimi (1892) në formë të zgjeruar.
Shpjegimi i Hadithit të Haxhit të Lamtumirës
Haxhi: Shtylla e pestë e shtyllave të Islamit
Haxhi është shtylla e pestë prej shtyllave të Islamit. Ai është adhurim për atë që ka mundësi ta përballojë rrugën deri atje. Të gjitha veprimet e tij merren nga suneti i Pejgamberit (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). Tabiinët shkonin te shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ për t’i pyetur dhe për të mësuar prej tyre hadithin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, si dhe veprimet e fjalët e tij në adhurime.
Në këtë hadith, tabiu Muhamed bin Ali bin el-Husejn, i njohur si el-Bakir – i cili është nga pasardhësit e të Dërguarit të Allahut ﷺ – tregon se ai dhe disa të tjerë hynë te Xhabir bin Abdullahu, radijallahu anhu. Xhabiri pyeti për secilin që hyri tek ai, një nga një. Xhabiri, radijallahu anhu, në atë kohë ishte i verbër, pasi ishte verbuar në fund të jetës së tij. Kur radha e pyetjes erdhi te Muhamed bin Ali bin el-Husejni, i cili i tregoi emrin, Xhabiri zgjati dorën te koka e Muhamedit, ia zbërtheu pullën e sipërme të këmishës, pastaj pullën e poshtme – pra, e nxori nga vrima e pullës për t’i zbuluar gjoksin nga këmisha dhe për t’i vendosur dorën mbi të; këtë e bëri për shkak të dhembshurisë së plotë ndaj tij, pasi ai ishte nga familja (Ehlul-Bejti) e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Ai i uroi mirëseardhjen. Xhabiri e bëri këtë edhe për t’i dhënë afërsi (shoqërim) për shkak të moshës së tij të vogël, pasi Muhamedi në atë kohë ishte një djalosh i ri. I tha: «مَرحَبًا بكَ يا ابْنَ أَخِي» – “Mirë se erdhe, o nipi im”, me qëllim vëllazërinë në fe dhe jo në gjak. E gjithë kjo sjellje e Xhabirit është në kuadër të lartësimit të familjes së Pejgamberit (Ehlul Bejtit), njohjes së vlerës së tyre, dallimit të tyre nga të tjerët dhe vendosjes së tyre në pozitat që u takojnë.
Xhabiri , radijallahu anhu, i kërkoi atij të pyeste për çfarë të dëshironte. Ai e pyeti dhe erdhi koha e namazit. Xhabiri , radijallahu anhu, u ngrit i mbështjellë me një pelerinë ose burde të thurur. Sa herë që e vendoste mbi supin e tij – që është vendi ku bashkohet fillimi i krahut me shpatullën – dy skajet e saj i rrëzoheshin nga supi për shkak të vogëlsisë së saj. Ndërsa manteli i tij (rida’i) – rroba që mbulon pjesën e sipërme të trupit – ishte i vendosur anash mbi el-mishxheb, që janë disa shkopinj druri që bashkohen në majë dhe hapen në bazë, mbi të cilët varen rrobat. Xhabiri , radijallahu anhu, u priu si imam në atë namaz që erdhi.
Pas namazit, Muhamed bin Ali bin el-Husejni i kërkoi t’i tregonte për Haxhin e të Dërguarit të Allahut ﷺ.
Pejgamberi ﷺ e ka kryer Haxhin vetëm një herë, i cili quhet Haxhi i Lamtumirës.
Xhabiri , radijallahu anhu, bëri shenjë me dorën e tij dhe mblodhi nëntë gishtat (pasi arabët përdornin gishtat për numërim), sikur donte të numëronte nga njëshi te nënta. Pastaj tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ qëndroi në Medine nëntë vite pas hixhretit pa bërë Haxh. Pastaj, në vitin e dhjetë pas hixhretit, urdhëroi që t’u shpallej njerëzve dhe t’u bëhej e ditur se i Dërguari i Allahut ﷺ do të kryejë Haxhin këtë vit. Këtë e bëri me dëshirën që të mblidhte numrin më të madh të shokëve të tij, që të përgatiteshin për Haxh me të, të mësonin rregullat (manasikët) dhe vendimet, të dëshmonin fjalët e veprimet e tij, dhe t’i porosiste ata në mënyrë që ai që është i pranishëm t’ia përcjellë atij që mungon dhe të shpërhapet thirrja islame.
Thirrja nuk u kufizua vetëm te banorët e Medinës, por u shtri në të gjitha krahinat dhe qytetet. Pas kësaj thirrjeje, në Medine erdhën shumë njerëz, të gjithë duke synuar të pasonin të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe të vepronin si ai në Haxh, sepse ai është shembulli i mirë.
Xhabiri, radijallahu anhu, tregon se dolën me të kur kishin mbetur edhe pesë netë nga muaji Dhul-Kade, siç thuhet në transmetimin e Nesaiut.
Në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit, sipas hadithit të Aishes, radijallahu anha, thuhet se ai doli nga Medina gjatë ditës, pasi fali namazin e drekës me katër rekate në Medine.
Doli mes drekës dhe ikindisë derisa mbërriti në Dhu-l-Hulejfe, që është mikati i banorëve të Medinës dhe i atyre që kalojnë andej. Ai është një fshat mes të cilit dhe Medinës janë gjashtë ose shtatë milje (rreth 10 km). Sot quhet nga populli “Abjar Ali” ose “Abar Ali” dhe është rreth 420 km larg Mekës.
Në këtë vend, Esma bint Umejs, bashkëshortja e Ebu Bekër el-Siddikut, lindi djalin e saj Muhamed bin Ebu Bekrin, radijallahu anhu. Ajo dërgoi lajm te Pejgamberi ﷺ duke e pyetur se si të vepronte me ihramin e saj pasi ishte me lehonisë (nifas). Pejgamberi ﷺ e urdhëroi të lahej për pastërti, sepse gjaku i lehonisë nuk ndalet derisa të përfundojë periudha e saj. Prandaj e urdhëroi duke i thënë: “Lidhu me një pëlhurë”. «الاسْتِثْفارُ» (el-istethfar) është vendosja e një rrobe ose cope pëlhure mbi vendin e gjakut (në organin gjenital) që të parandalojë rrjedhjen e tij. Ai e urdhëroi të hynte në ihram me nijet dhe telbije. Gruaja me cikël ose lehoni mund t’i kryejë të gjitha veprimet e Haxhit përveç Tavafit, bazuar në atë që transmeton Nesaiu dhe Ibn Maxhe nga Ebu Bekri, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: «وتصنَعَ ما يصنَعُ النَّاسُ» – “Vepro ashtu siç veprojnë njerëzit” (nga dhikri dhe telbija) dhe të qëndrojë në Mina, Arafat e Muzdelife, «إلَّا أنَّها لا تطوفُ بالبيتِ» – “Përveçse ajo nuk bën tauaf rreth Shtëpisë”, pra rreth Qabesë së nderuar, tavafin e shtyllës (rukn), derisa të pastrohet nga lehonisë, e pastaj të bëjë tauaf.
Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ fali dy rekate të drekës. Ky namaz ishte para nisjes së tij nga mikati dhe pas hyrjes në ihram. Ditën e mbërritjes në Dhu-l-Hulejfe, Pejgamberi ﷺ kishte falur aty ikindin me dy rekate, pastaj fali akshamin, jacinë, sabahun dhe drekën. Pra fali aty pesë namaze dhe qëndroi një ditë e një natë. Ndoshta qëndrimi i tij ﷺ në atë vend ishte që njerëzit të mblidheshin me të dhe të ishin në dijeni të cilësive të Haxhit që nga fillimi, sepse Haxhi fillon nga mikati ku bëhet ihrami.
Më pas, ai ﷺ hipi mbi el-Kasvua – emri i devesë së tij mbi të cilën udhëtonte – derisa ajo u drejtua, pra u ngrit në këmbë me të, në el-Bejda. “Bejda” në gjuhën arabe do të thotë shkretëtirë ku nuk ka asgjë, por këtu qëllimi është emri i një vendi të caktuar mes Mekës dhe Medinës, mbi kodrinat e Dhu-l-Hulejfes për atë që ngjitet nga lugina. Në fillim të Bejdasë ka një pus uji.
Xhabiri, radijallahu anhu, tregon se shikoi aq sa i zinte syri para tij: njerëz kudo rreth Pejgamberit ﷺ, të hipur në mjete bartëse (kuaj e deve) dhe në këmbë, para, djathtas, majtas dhe prapa tij. Fjalët e Xhabirit janë metaforë për numrin e madh të njerëzve dhe tregues për dëshirën e tyre të madhe për të ndjekur sunetin e tij. Çfarë bënte ai, bënin edhe ata; e pasonin dhe ecnin në rrugën e tij.
Pastaj Xhabiri, radijallahu anhu, sqaroi se njerëzit e bënin këtë për shkak të besimit të tyre se Pejgamberi ﷺ është ai të cilit i zbriste Kurani, ndaj ai e dinte shpjegimin, kuptimin dhe qëllimet e tij, përfshirë këtu veprimet e Haxhit dhe Umres.
Pastaj Pejgamberi ﷺ filloi telbijen (ihlal) dhe ngriti zërin me fjalën e Teuhidit: «لبَّيْكَ اللَّهمَّ لبَّيْكَ، لبَّيْكَ لا شَريكَ لكَ لبَّيْكَ، إنَّ الحَمدَ والنِّعمةَ لكَ والمُلْكَ، لا شَريكَ لكَ» – “Të përgjigjem Ty o Allah, të përgjigjem. Të përgjigjem Ty, Ti nuk ke ortak, të përgjigjem. Vërtet falënderimi, mirësia dhe sundimi të takojnë Ty, Ti nuk ke ortak”.
Kuptimi i saj është: Përsëris përgjigjen time ndaj Teje në zbatimin e urdhrit Tënd për Haxh; Ti je i merituari për falënderim e lavdërim sepse je i Vetmi me përsosuri absolute dhe Mirëbërësi i vërtetë; çdo mirësi buron nga Ti dhe Ti je i Vetmi me sundim të përhershëm, çdo sundim tjetër është i përkohshëm.
Urtësia e telbijes është: Vërejtja mbi nderimin që Allahu i Madhëruar u bën robërve të Tij, pasi ardhja e tyre në Shtëpinë e Tij u bë me ftesë prej Tij.
Kjo ishte kundërshtim i asaj që thoshin idhujtarët në kohën e injorancës (xhahilijetit) me fjalë shirku: «Lebbejk la sherike leke il-la sheriken huve lek, temlikuhu ve ma melek» (Të përgjigjem Ty, nuk ke ortak përveç një ortaku që është i Joti, Ti e zotëron atë dhe çfarë ai zotëron), siç vjen në hadithin e Muslimit nga Ibn Abbasi , radijallahu anhu,.
Xhabiri, radijallahu anhu, tha: “Dhe njerëzit shqiptonin këtë telbije që thonë zakonisht”, që do të thotë se nuk u kufizuan vetëm te kjo telbije e veçantë me të cilën bëri telbije ai ﷺ. Këtë e sqaron ajo që transmetohet në dy Sahihet nga Enes bin Maliku, radijallahu anhu,: “Ai që bënte telbije nuk kundërshtohej, dhe ai që bënte tekbir nuk kundërshtohej”. Po ashtu transmetohet te Muslimi nga Abdullah bin Omeri, radijallahu anhu, se ai bënte telbije si e Pejgamberit dhe shtonte: “Lebbejk, lebbejk, ve sa’dejke, vel-hajru bi jedejk, lebbejk, ver-ragbau ilejke vel-amel”. Ka pasur edhe shtesa të tjera nga shokët e Pejgamberit, sepse e kuptuan se nuk ishin të detyrueshme vetëm ato fjalë. Prandaj i Dërguari i Allahut ﷺ nuk kundërshtoi asgjë prej tyre, i dëgjonte dhe heshtja e tij ishte miratim.
Xhabiri, radijallahu anhu, tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ qëndroi në telbijen e tij dhe nuk e ndryshoi. Pastaj Xhabiri tha: «لَسْنا نَنْوي إلَّا الحجَّ» – “Nuk kishim synim tjetër përveç Haxhit”. Kjo ishte në fillim, kur dolën nga Medina, përndryshe disa hynë në ihram për Umre; ose ky është njoftim për gjendjen e shumicës së tyre, ose qëllimi kryesor ishte Haxhi edhe nëse disa synuan Umren.
Pastaj Xhabiri tha: «لَسْنا نعرِفُ العُمرةَ» – “Nuk e njihnim Umren”. Kjo mund të jetë tregim për gjendjen e tyre para ihramit, pasi mendonin se Umreja në muajt e Haxhit ishte nga mëkatet më të mëdha. Kur erdhi koha e ihramit, Pejgamberi ﷺ ua sqaroi duke u thënë:
«مَن أرادَ أنْ يُهِلَّ بحجٍّ فلْيفعَلْ، ومَن أرادَ أنْ يُهِلَّ بعُمرةٍ فلْيفعَلْ، ومَن أرادَ أنْ يُهِلَّ بحجٍّ وعُمرةٍ فلْيفعَلْ»
“Kush dëshiron të hyjë në ihram për Haxh le ta bëjë, kush dëshiron për Umre le ta bëjë, dhe kush dëshiron për Haxh e Umre bashkë le ta bëjë”. Kështu u largua ai paragjykim i tyre.
Kur mbërritën në Mekë – mbërritja e tyre ishte në mëngjesin e datës 4 Dhul-Hixhe – Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij shkuan te Qabeja. Ai ﷺ preku Ruknin (Gurin e Zi). Prekja (istilam) përfshin fshirjen dhe puthjen. Pastaj filloi Tavafin rreth Shtëpisë me shtatë rrotullime: eci shpejt me hapa të shkurtër (ramel) në tre të parët, dhe eci normalisht në katër të tjerët. Rrotullimi fillon para Gurit të Zi dhe përfundon tek ai.
Pas Tauafit, shkoi te Makami i Ibrahimit dhe lexoi ajetin:
{وَاتَّخِذُوا مِنْ مَقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى} [البقرة: 125] –
“Dhe merreni Makamin e Ibrahimit si vend namazi” (El-Bekare: 125).
Pra, merreni o njerëz Makamin e Ibrahimit si vend ku faleni si adhurim ndaj Allahut dhe nderim për Ibrahimin (a.s.). Makami vendoset mes Shtëpisë dhe falësit. Makami i Ibrahimit është vendi ku ai qëndroi mbi gur për të ndërtuar Qabenë, dhe aty gjenden gjurmët e këmbëve të tij (a.s.). Ai vend njihet sot anash Qabesë. Pejgamberi ﷺ e vendosi Makamin mes tij dhe Shtëpisë dhe fali pas tij dy rekate.
Xhafer bin Muhamedi tregon se babai i tij (Muhamedi) transmetoi nga Xhabiri se Pejgamberi ﷺ në këto dy rekate lexoi suren: {قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ} në rekatrin e parë pas Fatihasë, dhe suren: {قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ} në të dytin (Sipas Suneneve të Tirmidhiut dhe Nesaiut).
Pas dy rekateve të Tavafit, u kthye përsëri te Guri i Zi dhe e preku. Pastaj doli nga dera e Beni Mahzumit që quhet “Dera e Safasë”, sepse ishte dera më e afërt me kodrën e Safasë.
Safaja dhe Merueja në atë kohë ishin jashtë xhamisë.
Kur iu afrua kodrës së Safasë, lexoi ajetin:
{إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ} [البقرة: 158] –
“Vërtet Safaja dhe Merueja janë prej shenjave të Allahut”.
Dhe tha: «أَبْدَأُ بما بَدَأَ اللَّهُ به» – “Po e filloj me atë që e filloi Allahu”.
Pra, meqë Allahu e filloi me Safanë në përmendje (në ajet), ne e fillojmë me të në veprim.
U quajt Safa sepse gurët e tij janë “Safa” (gurë të lëmuar dhe të fortë) dhe ndodhet në rrëzë të kodrës Ebu Kubejs.
Pejgamberi ﷺ u ngjit në Safa derisa pa Qabenë, u kthye nga Kibla, njësoi Allahun (Teuhid), bëri tekbir dhe tha:
«لا إلهَ إلَّا اللهُ وحدَه» – “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Vetëm”,
i Vetëm në Hyjni dhe në Qenien e Tij, «لا شريكَ له» – “pa ortak” në Hyjni dhe në Cilësi,
«له المُلْكُ وله الحمدُ» – “Atij i takon sundimi dhe falënderimi”,
pra çdo gjë është pronë e Tij, Ai vepron si të dojë, Atij i takon madhështia dhe lavdërimi për mirësitë e Tij,
«وهو على كلِّ شَيءٍ قديرٌ» – “dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë”,
asgjë nuk e bën të pafuqishëm.
«لا إلهَ إلَّا اللهُ وحْدَه، أنْجَزَ وَعْدَه» – “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Vetëm; Ai e përmbushi premtimin e Tij”
duke e shfaqur fenë e Tij,
«ونصَرَ عبْدَه» – “dhe e ndihmoi robin e Tij”,
pra Pejgamberin e Tij Muhamedin ﷺ me një fitore të madhe,
«وهزَمَ الأحْزابَ وحْدَه» – “dhe i mposhti i vetëm aleatët”,
pra i mposhti pa luftë nga njerëzit.
Aleatët (Ahzabët) ishin ata që u mblodhën kundër Pejgamberit në vitin 5 Hixhri. E tha këtë dhikër tri herë dhe u lut pas çdo herë me çfarë ia hapi Allahu.
Pastaj zbriti duke ecur drejt Mervasë derisa këmbët e tij zbritën në fund të luginës (batn el-vadi) – vendi më i ulët mes dy kodrave – atëherë vrapoi (sa’a). Kur këmbët filluan të ngjiteshin lart, eci normalisht derisa mbërriti dhe u ngjit në Merve, që është një vend i lartë në rrëzë të kodrës Kukejkan.
Aty bëri siç bëri në Safa: u kthye nga Kibla, bëri dhikër dhe u lut.
Sa’ji (vajtje-ardhje) mes Safasë dhe Mervasë ishte shtatë rrotullime: nga Safaja në Merve një, dhe nga Merveja në Safa një. Fillon në Safa dhe përfundon në Merve. Sot ky vend është i shënuar me drita të gjelbra në tavan për të treguar distancën ku Pejgamberi ﷺ vraponte.
Kur ishte në fund të Sa’jit – rrotullimi i shtatë që përfundon në Merue – u tha shokëve, radijallahu anhum:
«لو استقبَلْتُ مِن أمْري ما استَدبَرْتُ» – “Sikur ta ktheja kohën prapa (ta dija në fillim atë që di tani)” për lejimin e Umres në muajt e Haxhit, nuk do ta kisha marrë kurbanin (hedjin) me vete dhe do të bëhesha mutemeti’ (do të bëja Umre e do të dilja nga ihrami).
Ai donte të kundërshtonte besimet e kohës së injorancës. Marrja e kurbanit e pengonte kthimin e Haxhit në Umre (tehelul). Këtë e tha për t’ua zbutur zemrat shokëve të tij që i urdhëroi të dalin nga ihrami sepse nuk kishin kurban me vete. Kjo tregon se lloji Temetu (Umre pastaj Haxh) është më i miri, dhe se ai që ka kurban qëndron në ihram deri në ditën e therrjes.
Suraka bin Malik bin Xhush’um, radijallahu anhu, e pyeti: “A është vetëm për këtë vit apo përgjithmonë?”.
Pejgamberi ﷺ gërshetoi gishtat dhe tha: «دخَلَتِ العُمرةُ في الحجِّ» – “Umreja hyri në Haxh” (u lejua në muajt e Haxhit). E tha dy herë, pastaj shtoi: «لِأَبَدِ الْأَبَدِ» – “Përgjithmonë”. Ky është vendim i përgjithshëm për ligjshmërinë e Temetu-it.
Xhabiri, radijallahu anhu, tregoi se Aliu bin Ebu Talibi, radijallahu anhu, erdhi nga Jemeni me kurbanë. Pejgamberi e kishte dërguar si gjykatës dhe mbledhës zeqati. Aliu kishte hyrë në ihram gjatë rrugës. Kur hyri në Mekë – pa e ditur ende urdhrin për Temetu – gjeti Fatimen, radijallahu anha, që kishte dalë nga ihrami, kishte veshur rroba të lyera me ngjyrë që nuk lejohen në ihram dhe kishte vënë kuhl (mihje). Ai e kundërshtoi, por ajo i tha se babai i saj e kishte urdhëruar. Aliu shkoi te Pejgamberi ﷺ për t’u ankuar për veprimin e Fatimes. Pejgamberi ﷺ i tha: «صَدَقَتْ صَدَقَتْ» – “Ka thënë të vërtetën, ka thënë të vërtetën”.
Pastaj e pyeti Aliun: “Çfarë thonë kur hyre në ihram?”. Aliu u përgjigj: “O Allah, po hyj në ihram me atë që ka hyrë i Dërguari Yt”. Pejgamberi i tha se meqë kishin kurban, duhej të qëndronin në ihram. Numri i deveve që solli Aliu nga Jemeni dhe ato që solli Pejgamberi nga Medina ishte njëqind.
Ata që nuk kishin kurban dolën nga ihrami, qethën flokët dhe u liruan. Qethja (taksir) u bë që të mbetej flok për t’u rruajtur (halk) në ditën e therrjes (Nahr). Pejgamberi dhe ata me kurban qëndruan në ihram.
Në ditën e Tetë (Dita e Tervijes) – e quajtur kështu sepse uji ishte i paktë në Minë dhe njerëzit mblidhnin ujë – u nisën drejt Minës. Ata që bënin haxhin Temetu’ hynë në ihram të ri nga vendi ku ishin (el-Abtah), kurse Pejgamberi dhe ata me kurban qëndruan në ihramin e tyre.
Mina është një luginë rreth 6 km nga xhamia.
Pejgamberi fali aty Drekën, Ikindin, Akshamin, Jacinë dhe Sabahun, secilën në kohën e vet. Qëndroi pak pas sabahut derisa lindi dielli dhe urdhëroi të ngrihej një çadër prej leshi në Nemira (në perëndim të Arafatit).
U nisën drejt Arafatit. Kurejshët mendonin se ai do të qëndronte në Meshar el-Haram (siç bënin në injorancë), por ai e kaloi atë dhe shkoi në Arafat. Kur dielli kaloi mesin e qiellit (zeval), u nis me devenë el-Kasua në luginën e Urane-s, ku mbajti fjalimin, hutben lëmtumirëse:
«إنَّ دِماءَكم وأمْوالَكم حرامٌ عليكم كحُرمةِ يومِكم هذا، في شهرِكم هذا، في بلدِكم هذا» –
“Vërtet gjakrat dhe pasuritë tuaja janë të shenjta për ju si shenjtëria e kësaj dite, këtij muaji e këtij vendi”.
Anuloi çdo zakoni të injorancës: «ألا كلُّ شيءٍ من أمرِ الجاهليةِ تحتَ قدَميَّ موضوعٌ» – “Vini re, çdo gjë nga çështjet e injorancës (xhahilijetit) është nën këmbët e mia (i anuluar)”.
Anuloi gjakmarrjen: «ودماءُ الجاهليةِ موضوعةٌ» – “Gjakrat e injorancës janë të anuluara”, duke filluar nga gjaku i djalit të Rebi’a bin el-Harithit.
Anuloi edhe kamatën: «وربا الجاهليةِ موضوعٌ» – “Kamata e injorancës është e anuluar”, duke filluar nga kamata e xhaxhait të tij, Abbasit.
I porositi për kujdes ndaj grave: «فاتَّقوا اللهَ في النِّساءِ، فإنكم أخذتموهنَّ بأمانِ اللهِ، واستحلَلْتُم فروجَهنَّ بكلمةِ اللهِ» – “Kini frikë Allahun për gratë, sepse i keni marrë me amanetin e Allahut dhe i keni lejuar marrëdhëniet me to me fjalën e Allahut”.
Sqaroi të drejtat e tyre: burri ka të drejtë që gruaja të mos lejojë në shtëpi këdo që ai urren, dhe nëse e bëjnë këtë, lejohet rrahja e lehtë (gajre muberrih).
Burri ka detyrë ushqimin dhe veshjen e tyre sipas mundësisë (me mirësi – el-ma’ruf).
I porositi të kapen pas Librit të Allahut: «وقد تركتُ فيكم ما لن تَضِلُّوا بعده إنِ اعتصمتُم به: كتابُ اللهِ» – “Kam lënë mes jush atë që, nëse kapeni pas tij, nuk do të humbni kurrë: Librin e Allahut”.
Pastaj pyeti: “Ju do të pyeteni për mua, çfarë do të thoni?”.
Shokët, radijallahu anhum, u përgjigjën: “Dëshmojmë se e ke përçuar mesazhin, e ke kryer amanetin dhe ke këshilluar”.
Pejgamberi ngriti gishtit tregues drejt qiellit dhe pastaj e uli drejt njerëzve duke thënë tri herë: «اللَّهمَّ اشهَدْ، اللَّهمَّ اشهَدْ، اللَّهمَّ اشهَدْ» – “O Allah, dëshmo! O Allah, dëshmo! O Allah, dëshmo!”.
Bilali thirri ezanin dhe Pejgamberi fali Drekën (dy rekate) e pastaj Ikindin (dy rekate) pas një ikameti të dytë, pa falur asgjë mes tyre. U nis te vendqëndrimi (Maukif) te shkëmbinjtë në rrëzë të Kodrës së Mëshirës (Xhebel el-Rahme), u kthye nga Kibla dhe qëndroi mbi devenë e tij derisa perëndoi dielli plotësisht dhe u zhduk zverdhja e dritës. U nis drejt Muzdelifes me Usame bin Zejdin prapa tij. Ai e tërhiqte frenin e devesë aq fort sa koka e saj prekte shalin e tij, duke u bërë shenjë njerëzve me dorë dhe duke u thënë: «أيُّها النَّاسُ، السَّكينةَ السَّكينةَ» – “O njerëz, qetësi, qetësi!”. Kur gjente hapësirë, lironte frenin pak që deveja të ngjitej më lehtë.
Në Muzdelife fali Akshamin dhe Jacinë bashkë (një ezan, dy ikamete). Nuk fali asgjë mes tyre. Fjeti derisa doli agimi, fali Sabahun në kohën e parë kur u bë e qartë drita e mëngjesit. Pastaj shkoi te Meshar el-Haram (kodër në Muzdelife), u kthye nga Kibla, u lut, bëri tekbir (Allahu Ekber), tehlil (La ilahe il-lallah) dhe njësoi Allahun derisa u bë dritë e madhe. U nis për në Minë para lindjes së diellit me Fadl bin Abbasin prapa tij. Gjatë rrugës i mbulonte sytë Fadlit që të mos shihte gratë që udhëtonin. Kur kaloi luginën e Muhasir-it, e shpejtoi ecjen pak.
Në Minë shkoi te Xhemreja e Madhe (Akabe) dhe hodhi shtatë guralecë, duke bërë tekbir me secilin gurë që hidhte. Hodhi nga mesi i luginës. Me këtë veprim u bë tehaluli i parë. Pastaj shkoi te vendi i therrjes (el-Menhar) dhe theri 63 deve me dorën e tij, kurse pjesën tjetër (deri në 100) e theri Aliu. Urdhëroi që nga çdo deve të merrej një copë mish, u gatuan në një enë dhe hëngrën nga mishi i tyre e pinë nga lëngu, duke zbatuar ajetin: {فَكُلُوا مِنْهَا} [الحج: 36] – “Hani prej tyre”.
Pastaj hipi dhe shkoi në Mekë për Tauaf el-Ifada në kohën e Drekës dhe fali Drekën atje. Pas kësaj, shkoi te familja e tij (bijtë e Abdul-Muttalibit) te pusi i Zemzemit dhe u tha: «انْزِعوا، بَنِي عَبْدِ الْمُطَّلِبِ، فَلَوْلَا أَنْ يَغْلِبَكُمُ النَّاسُ عَلَى سِقَايَتِكُمْ لَنَزَعْتُ مَعَكُمْ» – “Nxirrni ujë, o bijtë e Abdul-Muttalibit! Sikur të mos kisha frikë se njerëzit do t’ju mposhtnin (duke u mbledhur të gjithë për të nxjerrë ujë si sunet), do të nxirrja ujë edhe unë me ju”. I dhanë një kovë dhe piu prej saj.
Në hadith përmenden gjithashtu këto dobi:
- Në hadith vërehet: Se nga udhëzimi i tij (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ishte kryerja e Haxhit duke kalëruar (mbi mjet bartës, kalë qoftë apo deve).
- Në të vërehet: Nxitja për respektimin e të drejtave të grave, porosia për to dhe bashkëjetesa me to me mirësi (ma’ruf).
- Në të vërehet: Urdhri për shpenzimin (nafakën) ndaj bashkëshortes.
- Në të vërehet: Vlera e Usame bin Zejdit dhe e Fadl bin Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me ta).
- Në të vërehet: Ruajtja e qetësisë gjatë nisjes (zhvendosjes) nga Arafati.
- Në të vërehet: Se i gjithë Arafati është vendqëndrim (maukif).
- Në të vërehet: Bashkimi i namazit të Akshamit dhe të Jacisë në Muzdelife.
- Në të vërehet: Mosfalja e namazeve nafile (vullnetare) mes namazeve që bashkohen.
- Në të vërehet: Lënia e dikujt tjetër si zëvendës (i autorizuar) për therrjen e kurbanit të Haxhit (hedjit).
- Në të vërehet: Pirja e ujit të Zemzemit nga kryerësi i rregullave të Haxhit dhe pirja me tepri prej tij.
- Në të vërehet: Përkushtimi i besimtarëve për të pasuar dhe marrë si shembull Pejgamberin (lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te).
Hoxhë Bekir Halimi
