22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Shkupi kërkon nga Ankaraja “kokën” e një krimineli

Më të lexuarat

Maqedonia e Veriut pret nga Turqia ekstradimin e Ljupça Palevskit

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se u ka dërguar një kërkesë diplomatike autoriteteve turke për ekstradimin e Ljupça Palevskit, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen javën e kaluar të një vajze 14-vjeçare nga Shkupi dhe vrasjen e një 74-vjeçari, berber i vjetër nga Velesi.

Ministria pret ekstradimin e Palevskit, i cili, sipas njoftimit të djeshëm të Interpolit, është arrestuar të martën me fletarrest ndërkombëtar në Balikesir të Turqisë.

Pas rrëmbimit dhe vrasjes së vajzës Vanja Gjorçevskas dhe berberit 74-vjeçar Panço Zhezovski, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur hetime kundër pesë personave, mes tyre edhe babait të vajzës.

Një vrasje brutale

Katër persona dyshohet se kanë kryer dy vepra penale në bashkëpunim: rrëmbim personi dhe dy vrasje mizore, ndërsa një i pestë dyshohet se i ka ndihmuar në kryerjen e tyre.

Vajza Vanja u rrëmbye mëngjesin e së hënës së 27 nëntorit dhe sipas deklaratave të vetë të dyshuarve, njëri prej të cilëve ishte dëshmitar i vetë aktit, ajo është vrarë tre orë më vonë.

Trupi i saj u gjet në afërsi të fshatit Brazda në periferi të Shkupit, si dhe makina e djegur e përdorur për rrëmbimin e saj.

Vrasjes së vajzës i ka paraprirë rrëmbimi dhe vrasja e 74-vjeçarit Zhezhovski, pronar i automjetit, i cili sipas hetimeve është vrarë për shkak të një borxhi prej 500 eurosh dhe për t’ja marrë automjetin për rrëmbimin e vajzës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit