20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shkaqet shëruese të nervozës

Më të lexuarat

Prej shkaqeve vepruese:

1. Të thuash: “Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim”.
2. Të ulesh nëse je në këmbë.
3. E nëse je ulur shtrihu në krahë.
4. Heshtja.
5. Abdesi.
6. Namazi.

Prej shkaqeve mendore apo kuptimore:

1. Ta kujton i nervozuari shpërblimin që ka për ndaljen e vetvetes në momentet e nervozës.
2. Të përkujton se djalli është shtyrësi dhe ndihmuesi i tij në ato momente.
3. Gjithashtu ta ketë në mendje se vazhdimësia në nervozë e shton edhe më shumë nervozën dhe mbjellë tek ai inat.
4. Të imagjinojë pamjen e tij (duke qenë nervozë), e kjo e thërret atë në pakësimin e nervozës.

Prej shkaqeve nxitëse për nervozë:

1. Shakat (apo të qeshurit) e tepërt.
2. Mahnitja me vetveten dhe ngritja ndaj të tjerëve.
3. Nënçmimi dhe tallja me të tjerët.
4. Mendimi se nervoza është prej plotësimit të burrërisë.

Llojet e nervozës:

1. Nervozë e lavdëruar: nervozë për hirë të Allahut të Madhëruar.
2. Nervozë e keqe: nervozë për hirë të pavërtetës, sikurse ka qenë në kohën i injorancës, nervozë apo xhelozi për fise, nervoza nëse tregohet apo ngritet e vërteta, hidhërimi nëse zhduket e pavërteta.
3. Nervozë e lejuar: ajo e cila nuk është prej dy llojeve të lartëpërmendura.
Për shembull, nëse nënçmohet personaliteti i tij mirëpo nervozohet në kufijtë e lejuar të sheriatit duke mos e tepruar.

Autor: Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Es-Sed’han.
Marrë nga libri: “Ed-delil el-ilmi.”
(Shkëputje_librash_308)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit