16.3 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Shembuj të shirkut të madh dhe atij të vogël

Më të lexuarat

Shembuj të shirkut të madh:

a. Shirk i madh i dukshëm:

Therja e kurbanit për dikë tjetër pos Allahut, zotimi në dikë tjetër përveç Allahut, kërkimi i ndihmës nga dikush tjetër pos Allahut, etj.

b. Shirk i madh i fshehtë:

Shirku i munafikëve dhe syfaqësia e tyre, po ashtu frika nga e fshehta, që është frika nga dikush tjetër pos Allahut në ato gjëra që mund t’i bëjë vetëm Allahu.

Shembuj të shirkut të vogël:

a. Shirk i vogël i dukshëm:

Betimi në dikë tjetër pos Allahut, thënia “ç’farë do Allahu dhe ti”,  thënia “po të mos ishte Allahu dhe filani”, etj.

b. Shirk i vogël i fshehtë:

Syfaqësia e paktë, oguret, etj.

Dua e dobishme për t’u mbrojtur nga shirku

Nga Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcillet të ketë thënë: Një ditë na ligjëroi i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “O njerëz! Ruajuni këtij shirku, sepse ai është më i fshehtë se fërkemi i milingonës!” Atëherë, deshi Zoti që dikush të pyesë: “Si të ruhemi prej tij, kur qenka më i fshehtë se fërkemi i milingonës?” I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Thoni: Ruana nga shirku që e dimë dhe falna atë që nuk e dimë.” [Këtë hadith e shënon Ahmedi, kurse Albani e cilëson si “hasen” (të mirë).]

Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit