9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

SHBA: Obama shpalli “fatkeqësi madhore” në Colorado

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shpallur situatë të “fatkeqësisë madhore” në shtetin perëndimor të Colorados, ku zjarret kanë shkatërruar 346 shtëpi, ndërsa janë evakuuar afro 35 mijë banorë.

Me këtë shpallje të presidentit Obama, autoritetet në Colorado mund t’i shfrytëzojnë fondet federale të Shteteve të Bashkuara për ballafaqim me krizën.

Zyrtarët thanë se së paku një person ka humbur jetën nga zjarret afër Colorado Springsit.

Këto zjarre janë përshkruar si më të rrezikshmet dhe shkatërruese, që e kanë goditur pjesën perëndimore të Amerikës me dekada, derisa është përfshirë një territor prej 67 kilometrash katrorë, njofton Rel.

Autoritetet thonë se po zhvillohen hetime lidhur me shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit