7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

SHBA: Do të kundërshtojmë ndërtimin e vendbanimeve të reja hebreje në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi sot se Shtetet e Bashkuara do të kundërshtojnë ndërtimin e vendbanimeve të reja hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa Benyamin Netanyahu përgatitet të rimarrë pushtetin falë një koalicioni me të djathtën ekstreme.

“Dhe në të ardhmen, ne do të kundërshtojmë qartë çdo veprim që mund të kërcënojë zgjidhjen me dy shtete, veçanërisht zgjerimin e kolonive, masat për aneksimin e Bregut Perëndimor, ndryshimin e status quo-së historike të vendeve të shenjta, shkatërrimin, dëbimin dhe nxitjen e dhunës”, theksoi Sekretari amerikan i Shtetit në një fjalim të grupin amerikan pro-izraelit J Street, transmeton Telegrafi.

Blloku i krahut të djathtë dhe aleatët e tij ultra-ortodoksë dhe të ekstremit të djathtë, fituan numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të Izraelit të 1 nëntorit, me 64 nga 120 vendet në parlament, duke lejuar Netanyahun të fillojë bisedimet për formimin e një qeverie.

Gjatë atij procesi, të enjten ai nënshkroi një marrëveshje koalicioni me një nga tre partitë e ekstremit të djathtë, duke i dhënë atij një vend qendror në zhvillimin e kolonizimit në Bregun Perëndimor, territor palestinez i pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.

Më shumë se 475,000 izraelitë jetojnë aktualisht në vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, sipas ligjit ndërkombëtar konsiderohet e kundërligjshme, që është katër herë më shumë se në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Oslos në vitin 1990, e cila nuk solli paqe të qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit