SHBA, 2 raste kanibalizmi ditët e fundit

0
46

Dy raste të dokumentuara kanibalizmi kanë bërë bujë ditët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një student në Merilend i ka thënë policisë se ka vrarë shokun e dhomës, e më pas i ka ngrënë zemrën dhe një pjesë të trurit. Lajmi është transmetuar në mediat amerikane vetëm pak ditë pas rastit të Majamit.

Kinyua Alexander, një 21-vjeçar me ngjyrë, student në “Morgan State University” në Baltimorë, është arrestuar të martën, pasi vëllai i tij ka zbuluar në shtëpinë e tyre kokën dhe duart e një njeriu. Viktima, Kujoe Bonsafo Agyei-Kodie, 37 vjeç, ishte zhdukur që të premten e kaluar. Student kanibal ka pranuar gjithçka para policisë.

Ndërsa të shtunën e kaluar, një burrë është vrarë nga policia në rrugët e Majamit, pasi kishte bredhur lakuriq nëpër rrugë dhe është gjetur duke ngrënë kokën e një personi të pastrehë.

Krimi makabër mendohet të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të një lloj droge sintetike, ka thënë policia.

Një tjetër krim i kësaj natyre është regjistruar ditët e fundit në Kanada, ku një aktor porno, Rocco Luka Magnotta, ka vrarë dhe copëtuar një njeri dhe i ka shpërndarë pjesët e trupit të tij nëpërmjet postës, duke publikuar edhe videon e vrasjes në internet. / G.N./kohaislame