Shami mirëpret sërish nxënësit e huaj të shkencave islame

Më të lexuarat

SHAMI HAP DYERT PËR NXËNËSIT E HUAJ

Një vendim i Ministrisë së Vakëfeve në Siri i hap rrugën ndjekjes së studimeve sheriatike të nxënësve të huaj. Vendimi i datës 1.2.2026 përcakton që të gjitha shkollat dhe institucionet e arsimit sheriatik dhe fetar në Siri do të kenë mundësinë të presin studentë të huaj, me kusht plotësimin e procedurave të nevojshme të pranimit dhe lejes së qëndrimit.

Larg diskutimeve dhe dimensioneve politike të tanishme, rihapja e mundësisë për vazhdimin e studimeve të nxënësve të huaj në Siri është një lajm shumë i gëzueshëm dhe shpresëdhënës.

Shami në përgjithësi dhe Damasku në veçanti kanë qenë përherë burim i dijeve dhe shkencave islame. Edhe në ditët e tij më të vështira, në kulmin e regjimit nusejri, Shami gumëzhinte nga nxënësit e shumtë të dijes, arabë dhe joarabë, të cilët mësonin gjuhën arabe, Kuranin dhe shkencat e ndryshme islame.

Në Sham kanë hedhur hapat e para të dijes edhe shumë studentë dhe hoxhallarë shqiptarë dhe rihapja e dyerve të dijes ndaj studentëve të rinj është një lajm i mrekullueshëm, aq më tepër që e ardhmja shpresohet të jetë më e mirë se e kaluara dhe pritshmëritë më të larta. Sigurisht, atmosfera në vazhdim nuk do të jetë më ajo e spiunimit, ndjekjes dhe vëzhgimit që mbizotëronte në kohën e regjimit dhe studentët e rinj do të kenë mundësinë të shijojnë me të vërtetë mikpritjen dhe bujarinë e rrallë të Shamit.

/FLORIAN LELI — FB/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit