20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Serri: Tragjedia në Siri nuk duhet të errësojë problemin e Palestinës

Më të lexuarat

Robërt Serri, koordinatori special për Procesin e Paqes në Lindje të Mesme i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, deklaroi se tragjedia, që po përjetohet në Siri përpara syve të gjithë njerëzimit, nuk duhet të lërë në hije problemin e Palestinës, pasi zgjidhja e këtij problemi është të paktën po aq e rëndësishme sa edhe zgjidhja e krizës siriane.

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për paqen në Lindje të Mesme, Robërt Serri kërkoi që të mos pezullohen përpjekjet për zgjidhjen e çështjes palestineze.

“Dhënia fund luftimeve në Siri është misioni më urgjent dhe parësor i shoqërisë ndërkombëtare. Por të thuash që zgjidhja e problemit Izrael-Palestinë është më pak e rëndësishme, do të ishte një paragjykim i gabuar dhe tepër i rrezikshëm. Prandaj, sot nuk është dita për të pezulluar përpjekjet lidhur me zgjidhjen mbi bazën e dy shteteve”, tha ai.

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së u bëri thirrje palëve që të shtojnë masat e ndërtimit të besimit për zgjidhjen e problemit të Palestinës.

Ndërsa vëzhguesi i përhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara, Rijad Mansur kërkoi nga Izraeli që të garantojë lirinë fetare të palestinezëve në Jerusalem dhe t’u japë fund akteve provokuese në këtë qytet./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit