25.7 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

Serbët, “provokacija” ndaj shqiptarëve në Europian

Më të lexuarat

Flamur me Kosovën dhe thirrje nacionaliste në 90 minutat e përballjes me Anglinë

Tifozë serbë kanë shfaqur flamuj me Kosovën gjatë përballjes së kombëtares së tyre me Anglinë në Europian.

Në kundërshtim me rregulloren e UEFA-s, kanë futur në stadium flamurin me hartë të Kosovës dhe me ngjyra të flamurit serb, në të cilin shkruanin “Nuk ka dorëzim” në gjuhën serbe.

Po ashtu, gjatë 90 minutave të lojës, ata për asnjë moment nuk i ndalën koret raciste “Kosova është Serbi”.

Përveç provokimeve ndaj Kosovës, ata vendosën në tribuna flamurin e Rusisë, i cili u përjashtua nga të gjitha garat e UEFA-s pas pushtimit të Ukrainës.

Tashmë pritet reagimi i UEFA-s në lidhje më këtë zhvillim të rrezikshëm në Europian, i cili mund të çojë në incidente të rënda nacionaliste. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit