15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Sekretari i Ligës së Botës Islame me studentë në Prishtinë: a e dini pse jemi kaq shumë muslimanë në botë?

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Abdul-Kerim al-Isa i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, në një ligjeratë që mbajti sot para studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, u bëri thirrje të rinjve që të lënë anash emocionet kur flitet për çështje fetare, duke i këshilluar ata të reagojnë me butësi e urtësi.

Sekretari al-Isa u tha studentëve se feja islame është fe e lëhtësimit e butësisë ndaj njerëzve, përhap vetëm mirëkuptim, respekt, vlerat e tij të larta dhe mëshirën e tij në mbarë botën, dhe këtë e shprehin edhe thëniet e të dërguarit të Zotit.

Myslimanët janë më shumë se 1 miliardë e gjashtë qind milionë. Po të ishte feja Islame ajo e cila përhap urrejtje, nuk do të kishte këtë numër të madh”, tha ai.

Mesazhi më i fortë që dha sekretari al-Isa është se “nuk ka dhunë në fe”, duke cituar kështu Kur’anin.

Porosia tjetër e dhënë nga ai ështe se duhet respektuar mendimi ndryshe, dhe për këtë kërkoi nga studentët të studiojnë në thelb Islamin.

E keni një përgjegjësi të madhe të mësoni në thelb shkencat islame. Është shumë i rëndësishëm sinqeriteti dhe kuptimi i mendimit ndryshe. Para se të akuzoni mendimet  e të tjerëve, akuzoni mendimin tuaj. Ju sugjeroj të jeni të hapur edhe me shkencat tjera. Dallimi në mendime dhe llojllojshmëria e mendimeve është një nga ligjet e Krijuesit. Nuk mund t’i detyrojmë të gjithë të kenë të njëjtin mendim”, tha al-Isa.

Ai shtoi më tej se shkencat islame janë vetëdijësim i njeriut për rrugën e tij, duke theksuar se ka mungesë të informatave për studimet islame.

Kur jemi të vetëdijshëm dhe të kuptojmë drejt synimet e Islamit, mund të sjellim argumente ndaj atyre që e sulmojnë”, tha ai.

Zyrtari i lartë gjatë kësaj ligjërate foli edhe për ekstremizmin dhe radikalizmin duke e cekur se për luftimin e tyre, Arabia Saudite ka dhënë kontribut të madh, duke thënë se një nga shkaktarët është moskuptimi i mirëfilltë i Sheriatit.

Sipas tij, terrorizmi nuk ka mundësi të zhduket nëse nuk zhduket ideologjia e tillë.

Al-Isa tha se Arbaia Saudite është luftuesi më i madh i terrorizimit dhe këtë sipas tij e tregon mbështetja që mori Aleanca Ushtarake si nga vendet islame ashtu dhe joislame, si dhe nga themelimi i qendrës për lufimin e terrorizimit në nivel global.

Terrorizmi i frikësohet luftimit ideologjik e jo ushtarak, andaj lufta ideologjike do ta mund atë dhe do ta kthen në binarë Islamin e vërtetë”, tha al-Isa.

Më tej, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi, sekretarin al-Isa e cilësoi figurë të rrallë për çka tha se ështe nder për fakultetin që ai t’i drejtohet stafit dhe studentëve, duke thënë se shquhet për kontributin e tij në rrafshin e Islamit.

Rexhepi theksoi se duhet çmuar deklartat që ka dhënë al-Isa për pavarësinë e Kosovës dhe Islamin e pastër.

Blendi Gashi – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit