14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Samiti i G20-s: Çfarë do të diskutohet në Argjentinë?

Më të lexuarat

Liderët e ekonomive më të mëdha të botës janë mbledhur në Buenos Aires për Samitin e G-20-s. mes tyre janë kryeministrja britanike, Theresa May, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti amerikan, Donald Trump dhe princi i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman.

G20-a përbëhet nga vendet më të fuqishme ekonomikisht në botë. Këto vende të marra së bashku kanë 85% të GDP-së së botës dhe 2/3 e popullsisë së planetit.

Samiti i G20-s është mbajtur çdo vit gjatë dekadës së fundit. Në të diskutohen çështje me rëndësi botërore.

Në samitin e këtij viti do të diskutohet çfarë është arritur që nga koha kur kriza financiare ishte në kulmin e saj.

Grupi do të diskutojë rreth reformave që duhen ndërmarrë për të nxitur tregtinë, çështja e ndryshimeve klimatike, vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dhe incidentet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës. Edhe takimi i parë i G20-s është mbajtur në Buenos Aires, në vitin 2008.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit