Sa më e vogël të jetë shënjestra, aq më shumë rritet krenaria e snajperistit

Më të lexuarat

Me këtë shprehje, publicisti dhe politikani i majtë italian Adriano Sofri, në gazetën italiane Il Foglio, i përshkruante emocionet e fshehta të snajperistëve të pasur dhe të poshtër, të cilët para tridhjetë vjetësh gjuanin për vdekje civilët myslimanë në Sarajevë gjatë rrethimit të saj. Ata besonin se vrasja e fëmijëve shfaqte më shumë aftësi se sa vrasja e të rriturve, sepse shënjestra ishte më e vogël!

E gjithë bota e pa barbarinë gjakësore të serbëve, shovinizmin e tyre të ashpër dhe bashkëpunimin e Perëndimit dhe Lindjes me vrasësit gjatë agresionit të tmerrshëm kundër myslimanëve boshnjakë në Bosnje. Bota ndoqi, për katër vjet rresht, rrethimin e plotë të kryeqytetit boshnjak Sarajevës, me shumicë myslimane.

Megjithëse kjo mizori u pa me sytë e botës, pak kush ka ditur për përfshirjen e një grupi të pasanikëve nga të gjitha sektet e krishtera në atë që u quajt “turizëm i gjuetisë me snajper”, “safari terror” apo “snajperë të fundjavës”. Këta i paguanin shuma të mëdha parash oficerëve dhe ushtarëve serbë (nën drejtimin e presidentit separatist të Republikës Serbe të Bosnjës, Radovan Karaxhiç) shifra që arrinin deri në dhjetëra mijëra dollarë për të gjuajtur kalimtarët dhe të arratisurit nga bombardimet në rrugët e qytetit të pikëlluar.

Pasanikë nga Italia dhe Franca (katolikë), nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara (protestantë), nga Rusia, Greqia dhe Serbia (ortodoksë), si edhe nga Gjermania dhe Zvicra (katolikë dhe protestantë), u sulën mbi të dobëtit myslimanë, duke u tallur me pafuqinë e tyre dhe duke u marrë jetën vetëm për të shuar sadizmin e tyre të tmerrshëm, duke garuar në gjuajtjen e myslimanëve nga malet dhe kodrat përreth Sarajevës.
Ky krim, që tani ka dalë në sipërfaqe dhe ndaj të cilit filloi të shuhet vëmendja mes rrëmujës së ngjarjeve, ka qenë prej kohësh e shikuar nga myslimanët si një sjellje individuale e sadistëve ose fanatikëve fetarë, të pushtuar nga egërsia e tyre, dhe nuk ishte diçka që do të ndalte shumë këdo, duke pasur parasysh atë që myslimanët po përjetojnë sot në Gaza, në Sudan, Mianmar e gjetkë.

Por historia e zbulimit të këtij krimi, ajo çka ajo nënkupton dhe çfarë e rrethon, është ajo që tërheq vëmendjen dhe e shtyn arsyetimin shumë më larg vetë krimit. Sepse zbulimi i tij erdhi mjeshtërisht nga ish-kryetarja e Bashkisë së Sarajevës, Kariç, e cila luftoi për hapjen e hetimit. Kështu mësohet se ajo e kishte nisur përpjekjen në vitin 2022, pa u bërë kjo e njohur për mediat.

Ajo kërkoi dëshmi nga një gjykatës ndërkombëtar penal, i cili kishte gjykuar udhëheqësit serbë, megjithatë krimi nuk u zbulua gjatë atyre gjykimeve. Madje, qeveria e Bosnjes vonoi qëllimisht hetimin, derisa kryetarja u detyrua të kërkojë drejtësi në Itali dhe pikërisisht aty nisi interesi ndërkombëtar!

Ne pra kemi të bëjmë me një krim, për të cilin politikani italian Adriano Sofri thotë se ishte i njohur mes shteteve, pasi prania dhe numri i madh i snajperistëve të huaj të pasur ishte diçka e ditur, madje e njohur nga shërbimet e sigurisë dhe, ndoshta, nga disa media. Megjithëkëtë, të gjitha këto e heshtën, e fshehën dhe e lanë pa ndëshkim për tridhjetë vjet, megjithëse në kryerjen e saj u përfshinë kriminelë nga shumë vende.
Kjo na shton bindjen se shpirti kryqtar dhe ajo trashëgimi romake, i cili gëzohej duke parë bishat të copëtonin skllevërit ose skllevërit të vrisnin njëri-tjetrin për argëtim, vazhdon të jetë i ngulur thellë në shpirtin e atyre shteteve, të cilat nëse nuk vrasin vetë heshtin, fshehin dhe madje mbrojnë xhelatët që burojnë prej tyre.

Si mundet, atëherë, që një kontinent i tërë të dijë çfarë po kryhet e të heshtë për kaq gjatë? Si mund të mos lëvizë, po të mos jetë ky shpirt i ngrirë që i shtyn drejt këtij sadizmi?

E njëjta heshtje u përsërit edhe ndaj atyre që synuan të thyenin fuqinë e myslimanëve sot — hebrejt e Izraelit, me ndikimin e tyre para të cilit u përulën regjimet e Evropës, duke shkelur parimet e saj liberale dhe duke shtypur protestuesit në mbrojtje të Gazës. Ku është ndikimi i atyre krahasuar me këta, nëse nuk është urrejtja fetare ajo që udhëheq dhe nxit?
Pastaj, si ka mundësi që qeveria e Bosnjes t’i shpërfillte të gjitha ankesat që nga gjenocidi i viteve ’90, pa ngritur asnjë padi ndaj serbëve? Dhe nëse ndonjë padi u ngrit, ajo u shua qëllimisht, derisa viktima u detyrua të kërkojë “drejtësinë e humbur” pranë Vatikanit!

Mësimi më i madh nga ky krim të cilin ne, si myslimanë në përgjithësi, kemi dështuar ta theksojmë në të gjitha mjetet e komunikimit, mediat dhe fushatat tona është se:
Ne jemi gjithmonë viktimat, jo kriminelët.

Sepse sa herë që jemi palë në një konflikt, të therur e të masakruar, nuk do të gjejmë nga qeveritë evropiane asgjë tjetër veçse mbrojtjen e vrasësve dhe kriminelëve. Prandaj, nëse duam të mbijetojmë, është e pashmangshme të kuptojmë se pengimi i fitores sonë është mision i politikanëve të Evropës — ashtu siç tha edhe politikani italian i majtë Adriano Sofri:

“Ndalimi i armëve synon vetëm të mbajë boshnjakët të qetë dhe të paarmatosur, ndërsa snajperët ushtrojnë forcën e tyre të pamasë mbi kokat e tyre.”

Fund

Ndërkohë që therrja e përditshme vazhdonte atje pa asnjë lloj ndëshkimi, dhe arriti kulmin në masakrën e Srebrenicës, edhe aktivistët për paqe, përfshirë ata që u angazhuan sinqerisht në solidaritet me të rrethuarit, shtuan thirrjet e tyre kundër çdo forme ndërhyrjeje të armatosur.

Prandaj, meditojeni mirë: ajo që ndodhi dje në Bosnje, e kemi parë sot në Gaza, dhe do ta shohim nesër kudo tjetër, si pasojë e komplotit të përsëritur dhe bashkëfajësisë së përhershme, derisa të vendosim dorën mbi dorë, shpatullën për shpatullën e vëllaut, duke qëndruar në rrugën e Zotit si një trup i vetëm, si një ndërtim i fortifikuar.
Lidhja e Dijetarëve Musliman

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit