Rryshfeti dhe Dita e llogarisë (Një hadith dhe komenti i tij)

Më të lexuarat

Nga Ebu Humejd es-Saidi transmetohet se: i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) caktoi një burrë nga fisi Ezdi, të quajtur Ibn el-Lutbijje, për të mbledhur sadakanë (zekatin). Kur ai u kthye, tha: “Kjo është për ju, ndërsa kjo më është dhuruar mua.”

Atëherë i Dërguari i Allahut (‫ﷺ‬ ) u ngrit në minber, falënderoi dhe lavdëroi Allahun, pastaj tha:
“Ç’është kjo me një punonjës që e dërgoj (në detyrë) dhe ai thotë: ‘Kjo është për ju, ndërsa kjo më është dhuruar mua’? Pse nuk qëndroi në shtëpinë e babait të tij apo të nënës së tij që të shihte nëse do t’i dhurohej diçka apo jo?

Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, askush prej jush nuk merr diçka prej tyre (padrejtësisht), veçse do të vijë në Ditën e Kiametit duke e mbajtur mbi qafën e tij: qoftë deve që bërtet, apo lopë që pëllet, apo dele që blegron.”

Pastaj ngriti duart derisa pamë bardhësinë e sqetullave të tij dhe tha:
“O Allah, a e kam përcjellë (mesazhin)?”

(Sahih Muslim, kapitulli: ndalimi i dhuratave për punonjësit / nr. 1832)

Koment:

Unë them: korrupsioni administrativ në disa vende është rritur shumë dhe është përhapur marrja e ryshfetit dhe pranimi i dhuratave për të kaluar interesa personale, të gjitha në dëm të interesit publik dhe duke shkelur të drejtat e njerëzve.

Madje ryshfeti është bërë diçka e zakonshme, sikur të ishte norma.

A e imagjinon një punonjës që i është dhuruar një deve se do ta mbajë atë në Ditën e Gjykimit? Ky është një dënim i rëndë për të mbrojtur pasurinë e umetit, për të vendosur drejtësinë dhe për të mbrojtur të dobëtit nga të fuqishmit që japin dhurata të shtrenjta për të përfituar padrejtësisht.

Nëse dhurata është një deve apo një lopë, si do të jetë gjendja e një punonjësi sot nëse në Ditën e Gjykimit vjen duke mbajtur një vilë, një ndërtesë apo një flotë makinash luksoze?!

Dr. Muhamed el-Abdeh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit