9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rrjedhin info të reja për Lumia 1520V

Më të lexuarat

Mësohet se Nokia është duke punuar në një mini-version të fabletit të saj Lumia 1520, ndërkaq informata shtesë kanë dalë në qarkullim këto ditë në lidhje me modelin e ri, Lumia 1520V.

Nokia Lumia 1520 është fableti i parë i kompanisë, i cili doli me një ekran masiv prej 6-inçësh dhe me disa specifika të jashtëzakonshme. Por, nisur nga fakti se jo të gjithë përdoruesit pëlqejnë që telefonat e tyre të jenë shumë të mëdhenj, Nokia si duket do të ofrojë një mini-version të Lumia 1520 për t’ju përshtatur kërkesave të atyre konsumatorëve që dëshirojnë pajisje më kompakte, transmeton Koha.net.

Për Nokia Lumia 1520V, apo versioni më i vogël i fabletit, së fundmi janë publikuar disa specifika interesante. Thuhet se pajisja do të ketë një ekran prej 4.45-inç me rezolucion WXGA 1268 x 768 pikselë.

Tjetër specifikë interesante është edhe procesori i fuqishëm me katër bërthama Qualcomm Snapdragon 800, 2GB RAM dhe hapësirë të brendshme prej 32GB, me mundësinë e rritjes së kësaj hapësire përmes microSD kartës. Me gjasë, ky smartfon do të funksionojë përmes sistemit operativ Windows Phone 8.1 dhe do të ketë bateri 2,370 mAh./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit