11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri-Turqi

Më të lexuarat

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë në periudhën 11-mujore të vitit 2014 llogariten 43.958 milionë lekë.

 

Rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri-Turqi

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë gjatë 11-mujorit të vitit 2014 kanë njohur rritje.

Sipas INSTAT-it, vëllimi tregtar me Turqinë zë 6 % të totalit të të gjithë tregtisë. Në vlerë, shkëmbimet tregtare për këtë periudhë llogariten 43.958 milionë lekë, ndërsa krahasuar me një vit më parë ato janë 13.353 milionë lekë më të larta.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë kësaj periudhe llogariten 9.037 milionë lekë me një rritje prej 1.936 milionë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, gjatë 11-mujorit të vitit 2013 eksportet arritën në 7.101 milionë lekë. Nga Turqia, Shqipëria ka eksportuar kryesisht materiale ndërtimi dhe metale, por edhe minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Të dhënat tregojnë se Turqia ka qenë një treg i rëndësishëm për importimin e mallrave të ndryshme drejt Shqipërisë. Gjatë 11-mujorit të këtij viti nga Turqia u importuan 34.921 milionë lekë mallra. Ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2013 u importuan 29.501 milionë lekë mallra. Nga Turqia, Shqipëria ka importuar kryesisht tekstile dhe këpucë, si dhe produkte kimike dhe plastike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit