12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Afër 40 të lënduar në protestën kundër Jabllanoviqit

Më të lexuarat

Policia e Kosovës sot ka dalë me një qëndrim përkitazi me protestën e djeshme e cila është mbajtur kundër ministrit serb Jabllanoviq, para Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Fushë Kosovë.

 

Sipas policisë, në protestë janë arrestuar 21 meshkuj pasi që të njëjtit gjatë mbajtjes së protestës te Ministria për Kthim dhe Komunitete kanë tentuar që me forcë të hyjnë në objektin e kësaj Ministrie.

“Protestuesit janë penguar nga forcat policore dhe si pasojë e kësaj, lëndime kanë pësuar shtatë zyrtarë policor dhe rreth tridhjetë persona të tjerë të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Tribuna.

 

Të dyshuarit pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, nëntë janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Tribuna/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit