13.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Rrezikon jetën për të shpëtuar një mace

Më të lexuarat

Dubai, shpëton një mace në autostradë duke u quajtur më pas “hero”.

Në një video postuar në Instagram, duket veprimi i guximshëm i të riut Ahmed Al Qasimi, i cili rrezikon jetën për të shpëtuar një felin në rrezik.

Sa mundësi do të kishte për të shpëtuar ajo mace qime kuqe në autostradën e Dubait që ka mijëra makina të cilat i kalonin aq pranë?

Ja që u gjend Ahmed, i gatshëm të rrezikonte edhe jetën, i cili pasi e ka pikasur, e mori dhe futi në një kafaz bashkë me mikun e tij që xhironte videon, e cila më pas përfundoi në Instagram.

Imazhet tregojnë djalin e guximshëm që i afrohet me shumë kujdes maces së terrorizuar. Sapo iu dha mundësia, e mori maçokun dhe e shpëtoi. Kaq mjaftoi që Ahmed të duket si një hero edhe jashtë kufijve të Emirateve.

Mesazhi i tij, shpërndarë në rrjetet sociale është: “Nëse shihni një kafshë në rrezik, mos rrini indiferentë: shpëtojeni pa rrezikuar jetën tuaj, ose dorëzojani autoriteteve kompetente”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit