15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Rreth 23.4 milionë njerëz luftojnë me urinë në Afrikën Lindore

Më të lexuarat

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se të paktën 23.4 milionë njerëz në Afrikën Lindore kanë nevojë imediate për ushqime për shkaqe të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në një raport të publikuar, ka thënë se nevoja imediate e ushqimeve ka lindur si pasojë e fenomenit natyror “El Nino”, pasojat e të cilit ende vazhdojnë, ndryshimeve në rënien e reshjeve, krizave ekonomike dhe trafikut të emigracionit.
Ndërkohë që në shtator të vitit 2015 nevoja imediate për ndihma ushqimore ishte për 11 milionë njerëz, ndërsa sipas raportit kjo shifër është rritur dy herë brenda një viti. Sipas raportit në Etiopi ndodhen 9.7 milionë, në Sudanin Jugor, 4.8 milionë, ndërsa në Sudan 4.4 milionë persona të cilët kanë nevojë për ndihma humanitare.

Thatësira do të rritet edhe më shumë

Në disa vende si në Sudanin Jugor, Sudan, Etiopi, Eritrea, Somalia dhe Kenia është dhënë alarmi për një thatësirë të re. Ndërsa OKB shikon si vende kritike për ndihmë Etiopinë, Sudanin, Somalinë, Burundin, Xhibutin dhe Ugandën.

Ndërkohë që në rajon jepet alarmi për përkeqësimin e krizës ushqimore, thuhet se shumë fermerë janë ndikuar negativisht për shkak të nivelit të ulët të reshjeve.

Nga ana tjetër në vende si Sudani Jugor, Kenia, Etiopia dhe Uganda priten reshje të shumta, të cilat mund të shkaktojnë edhe përmbytje.

Ndikimi i “El Nino-s” ende vazhdon

Kriza e shkaktuar nga dukuria natyrore “El Nino” në rajonet Puntland dhe Somaliland të Somalisë ende vazhdon. Në këto vende ka probleme me ujin e pijshëm, ndërkohë 1.1 milionë njerëz kanë nevojë imediate për ndihma ushqimore.

Ndërsa për shkak të thatësirës në disa rajone të Ugandës, 1.3 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë.

Sipas raportit krahas thatësirave, një nga problemet që shkakton krizën ushqimore është edhe dyndja e emigranteve. Për shkak të krizës ekonomike dhe politike në Burundi 1.5 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma ushqimore pasi ka një rënie drastike të prodhimeve bujqësore.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Thatësirës në Kenia (NDMA), James Oduor, tha për AA se të paktën 1.5 milionë njerëz janë ndikuar nga thatësirat në Kenia. Ai ka theksuar se po kaq njerëz janë përballë rrezikut të urisë.

Oduor ka thënë se për shkak të reshjeve të ulta gjatë stinës që dihet si stina e shirave, mars – maj të këtij viti, ka patur thatësira në disa zona.

Duke nënvizuar se një nga rajonet më të prekura është rajoni në brigjet e vendit, Kilifi, Oduor në vijim tha se këtë rajon e ndjekin Garissa, Kuale, Lamu dhe Narok.

Oduor ka thënë se bimësia në këtë zonë është ndikuar gjerësisht nga thatësirat. Ai ka shtuar se kullotat në rajonet Garissa, Narok dhe Tana River mund të rezistojnë të shumtën edhe një muaj.

Ai në vijim ka thënë gjithashtu se kullotat në Kilifi janë tharë krejtësisht. “Rreth 90 për qind e burimeve ujore në rajonet ku ka thatësirë janë mbaruar”, shtoi ai. Ndërsa Teddy Mwabire, deputet i rajonit Kilifi thotë se të paktën 300 mijë njerëz kanë nevojë imediate në këtë rajon për ndihma ushqimore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit