18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Rrefimi i Mirlindes nga Gjakova

Më të lexuarat

Quhem Mirlinda dhe jam rritur në një familje jo fetare. Emrin “musliman”, ata e kanë mbajtur vetëm që të mos turpërohen para të tjerëve e të mos i quajnë të pafe! Asnjë nga familja apo rrethi im i afërt nuk kanë falur namaz, përkundrazi kanë qenë kundër tij.
Edhe pse e dija që familja ime nuk do të më lejonte të merrja pjesë në diçka që kishte lidhje me fenë, unë këmbëngulja që të shkoja në xhami. Isha vetëm 10 vjeç asokohe, por kisha shumë dëshirë që ta njihja fenë time. Në xhami shkoja pa më parë familja apo ndokush i afërt. Atje mësova disa sure të thjeshta, të mjaftueshme sa për të falur namazin.
Në fillim nuk kisha guxim të falesha, ngase e dija që familja nuk do të më lejonte. Isha shumë e vogël e nuk do të mund t’i përballoja dënimet e tyre. Por etja që kisha për namaz më bëri që ta filloja e të përgatitesha për çdo lloj sprove që do të më vinte.
Kështu, në moshën 11 vjeçare fillova namazin dhe që atëherë nuk e kam lënë më. Në moshën 13 vjeçare, besimi im ishte shtuar së tepërmi dhe më lindi dëshira që të vendosja shaminë. E vendosa që në atë moshë, por familjarët e mi ma hoqën, dhe unë nuk munda të bëj asgjë për këtë, sepse isha shumë e vogël.
Ashtu e pambuluar vazhdova derisa mbusha 17 vjeç. Gjatë gjithë kohës më mundonte së tepërmi puna e shamisë dhe mungesa e saj më shkaktonte mërzi të madhe. Në moshën 17 vjeçare e vendosa sërish shaminë, pa marrë parasysh sprovat që mund të më dilnin.
Kur bëra të njëjtin veprim për të dytën herë, familja më përzuri nga shtëpia. Për 5 muaj me radhë kam jetuar në një shtëpi me qera, të cilën e pagova me kursimet që kisha mbledhur përgjatë viteve. Pas 5 muajve, njerëzit e familjes time më morën në telefon dhe më kërkuan të kthehesha në shtëpi ashtu siç isha, me shaminë time!
Falënderoj Zotin që pas vështirësisë, për mua solli lehtësimin, duke më mundësuar që edhe të kisha shaminë që e doja aq fort, por edhe të
jetoja pranë të dashurve të mi!

Mirlinda, Gjakovë

#shperndaje

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit