11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Davutoglu: Pa ndërhyrjen e NATO-s, Kosova do të bëhej si Aleppo

Më të lexuarat

Kosova dhe Bosnja e Hercegoveina do të ishin si qyteti sirian Aleppo, nëse nuk do të ndërhynte e NATO-ja, tha sot ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Davutoglu, në një intervistë për Al-Jazeera, tha se nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishte vuajtje të njerëzve.

“Nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishim këtë problem,” tha Davutoglu, ndërsa Aleppon e sotme e krahasoi me Stalingradin në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas tij, regjimi i presidentit sirian, Bashar Al-Assad, dëshiron ta spastrojë etnikisht Aleppon gjatë tranzicionit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

“Populli i Alepos janë heronj dhe unë dua të them se si vëlla i tyre në Turqi, ne jemi gjithmonë me ta, pavarësisht nga feja apo etnia e tyre”, tha Davutoglu./mesazhi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit