8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rimëkëmbja e TC ‘Kosova A’ nga Belfingeri gjerman nxit reagime – përfshihet kryeministri Kurti, ish-ambasadori Bosch dhe ish-kryeministri Mustafa

Më të lexuarat

Kriza e energjisë elektrike që ka përfshirë Kosovën ka bërë që të përmendet edhe kompania gjermane Bilfinger, e cila pati shprehur interes për ta rimëkëmbur termocentralin “Kosova e A”.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Albin Kurti duke thënë se po të ishte realizuar projekti i Bilfingerit, sot Kosova do të kishte 300MWh më shumë.


“Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila”, kishte shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

Mirëpo, ish-kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kjo kompani nuk ka ofruar asgjë më shumë se 15-20 faqe PowerPoint.

Mustafa me anë të një shkrimi në Facebook është shprehur se, është e vërtet kërkesa e ish-kancelarës gjermane Angela Merkel që të shyhet përpara ky projekt, mirëpo sipas tij, kjo kompani nuk e ka informuar asnjëherë kabinetin e tij.

“Kompania gjermane Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe PowerPoint. Kjo është krejt e vërteta për këtë firmë dhe zhurmën që po bëhet për investimet e saj në rindërtimin e ‘Kosova A’ e që po vazhdojnë edhe sot në Kuvend”, ka shkruar Mustafa.

“Është e vërtetë se në takimin tim, si Kryeministër me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015, ndër çështjet e rëndësishme shtroi edhe rindërtimin e Kosova A përmes firmës Bilfinger. Unë shpreha gatishmërinë e plotë ta zhvillojmë këtë projekt. Me angazhimin e Kancelares, të njëjtën dit , në orët e mbrëmjes, kemi organizuar takim me përfaqësuesit e Bilfinger në Berlin. Kemi kërkuar ta konkretizojnë propozimin e tyre, koston e investimit, kapacitetin dhe burimet e financimit. Përfaqësuesit e Belfinger u zotuan se do të na informojnë brenda 15 ditëve, por nuk na kanë informuar asnjëherë edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit tim”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar se Kosova ka qenë e interesuar që ta realizoj këtë projekt.

“Duke pasur parasysh lidhjet ekonomike me Gjermaninë dhe teknologjinë gjermane në gjenerimin e energjisë elektrike në Kosovë, ne kemi qenë të interesuar që projektin ta realizojmë së bashku me ta, por kompania Bilfinger është treguar krejtësisht e painteresuar. Krahas kësaj ne kemi vazhduar me ‘Kosova e Re’”, ka përfunduar ai.

Ndërsa, ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch duke komentuar deklaratën e ish-kryeminisrit ka thënë se ato që ka shkruar Mustafa janë të pavërteta.


Shkrimi i ish-ambasadorit holandez Robert Bosch në Facebook

Bosch thekson se ka qenë i përfshirë personalisht dhe se Ambasada e Holandës dhe ajo e Gjermanisë kanë bërë gjithçka për ta bindur Qeverinë e Kosovës se përmirësimi i katër prej pesë njësive ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por nuk kishte asnjë rezultat.


“Për fat të keq, e pavërtetë. Unë isha i përfshirë personalisht dhe ne, Ambasada gjermane dhe Ambasada holandeze, bëmë gjithçka për ta bindur Qeverinë se përmirësimi i katër nga pesë njësitë ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, asgjë nuk ndodhi. Një mundësi e humbur që energjia për relativisht pak para të sigurohej duke filluar nga periudha rreth viteve 2017/2018”, ka theksuar Bosch.

Kujtojmë se Bilfinger gjatë vitit 2015 kishte prezantuar projektin për ta rimëkëmbur termocentralin “Kosova e A”, së bashku me disa nga blloqet e saj prodhuese. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit