10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Reuters: Rusia furnizon ushtrinë e Asadit me armatim

Më të lexuarat

Agjencia e lajmeve “Reuters” njoftoi se javët e fundit Rusia ka dërguar sasi të mëdha municioni dhe pajisje luftarake për ushtrinë e Sirisë.

Në këtë ndihmë ushtarake ruse bëjnë pjesë helikopterë, mjete fluturimi pa pilot, radarë, sisteme të luftës elektronike, bomba dhe raketa si dhe automjete të pajisura me aparatura ushtarake.

Opozitarët thonë se në qytetet Lazkiye dhe Tartus të Sirisë janë bërë dërgesa të mëdha me avionë kargo dhe anije. Në qytetin Tartus gjendet edhe baza ushtarake ruse.

Ky lajm që ka ardhur nga terreni, kur kanë mbetur edhe vetëm pak ditë nga mbajtja e konferencës ndërkombëtare Gjeneva II, ka zënë menjëherë vend në fokus të agjendës botërore.

Pretendohet se këto armë e municione janë prodhuar në fabrikat e armëve që kanë mbetur nga periudha sovjetike në Rumani, Bullgari dhe Ukrainë.

Ndërkohë që Ukraina me Bullgarinë i kanë përgënjeshtruar pretendimet, Rumania vazhdon të qëndrojë e heshtur.

Për më tepër thuhet se bombardimet ajrore në Siri mbështetet nga vetë oficerët e sigurimit rus, të cilët e informojnë ushtrinë siriane mbi pozicionin dhe kapacitetin e opozitarëve në dritën e të dhënave që marrin nga avionët zbulues pa pilotë.

Në një kohë që Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza, administrata amerikane i cilëson si shqetësuese pretendimet në fjalë.

Moska bëri të ditur se nuk e ka furnizuar regjimin e Damaskut me armë për të kryer operacione ofensive dhe nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje.

Deri tani nga Damasku zyrtar nuk ka ardhur ende ndonjë deklaratë në lidhje me akuzat./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit