16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

RËNDËSIA E SHOKËVE DHE E SHOQËRISË

Më të lexuarat

Njerëzit janë të llojllojshëm, me karaktere të ndryshme, me natyrshmëri që e dallon njërin nga tjetrin, dhe çdo njëri anon ka ajo që i përshtatet atij dhe e donë atë që është i ngjashëm me të! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Shpirtrat janë si ushtarët që grumbullohen; ata që ata i njohin do të shkojnë mirë ndërsa me ata që nuk i njohin nuk do të shkojnë mirë”. 

Njeriu i mençur nuk e shoqëron përveç se të ndershmin dhe nuk përzihet përveç se me të mirin. Nuk e shoqëron të huajin përderisa t’ia mëson gjendjen e tij dhe nuk e vëllazëron atë që nuk e njeh përderisa t’ia zbulon veprat e tij, sepse njeriu ndikohet nga morali i shokut të tij dhe përshkruhet me cilësitë e atij që e shoqëron. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të vet, pra le të shikon se kë e shoqëron”.

Hadithi na bën të kuptojmë se njeriu duhet të mediton dhe të mendon se kë e merr për shokë dhe kë e shoqëron. Nëse ai është i kënaqur me fenë dhe moralin e tij le ta shoqëron, ose përndryshe le të largohet nga ai, sepse shoqëria e keqe do ta shkatërron dhe në moralin dhe fenë e tij do të ndikon!

Ebu Hatim thotë: Kush e shoqëron të ligin nuk shpëton dhe po ashtu ai që hyn nëpër dyert e të keqes akuzohet për ligësi.

Ibën Arabi thotë: Shoqërimi i të ulëtëve dhe mëkatarëve ta shëmton pamjen, ta ul pozitën, ta ngec gjuhën dhe njeriun e poshtëron.

Shurejk ibën Abdullah thotë: Mos udhëto me mëkatarin se ai të shet për një pije e ushqim.

Hatab ibën el Muali e këshilloi të birin dhe i tha: Ki kujdes nga shoqëria e keqe. Ata e tradhtojnë atë që e shoqëron, dhe e pikëllojnë atë që i merr ata për shok, dhe afërsia e tyre është më e rrezikshme se sa zgjebja dhe mos shoqërimi i tyre është prej moralit të përsosur!

Ebu Musa el Esharij, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është (përkatësisht) si poseduesi i miskut dhe kovaçit. Mbartësi i miskut ose do te japë erë të mirë, ose do ta blesh, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa kovaçi ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe”.

Largoju mëkatarëve dhe atyre të shëmtuarve dhe bojkotoi gjynahqarët. Përzierja me ta shumë ndëshkime i solli dhe shumë begati i largoi dhe shumë bela i shkaktoi: “Ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është!”. Nisa 38.

Atë që e udhëheqin mëkatarët dhe kriminelët, do të jetë në pikëllim dhe humbje të madhe: Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!  Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur! Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës”. Furkan 27-29.

O ju musliman, shoqëria e mirë dhe shoku i mirë janë begati e madhe dhe e shtrenjtë.

U pyet ibën Semak: Kush e meriton nga shokët t’i duam?! Tha: Ai që e ka fenë, dhe mendjen e shëndoshë, ai i cili nuk të lodhë kur është afër, dhe nuk të harron kur është larg, kur je afër tij të afron, dhe kur largohesh nga ai përkujdeset për ty, kur kërkon ndihmë nga ai të ndihmon dhe kur ke nevojë për të mbështet.

Shoqëria më e mirë dhe shokët më të mirë janë ata që kur i sheh ta rikujtojnë Allahun, urtësitë e tyre në jetë të bëjnë dobi, dhe këshillat dhe biografia e tyre të ndihmojnë në adhurime: “Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta”. Kef 28.

O ju musliman rikujtoni fjalën e Allahut: “Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun”. Zuhruf 67.

Përshtati: Irfan JAHIU

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit