8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

REISUL ULEMAJA TAKON DY MIQTË E BFI NGA TURQIA H. ALI BULLUT DHE Z. QEMAL SERVI

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të martën më 11.10.2022 i priti në Kabinetin e tij dy miqtë e BFI e RMV H. Ali Bullutin, Drejtor Gjeneral i Kolegjeve “Pınar” në Ankara dhe z. Kemal Servi pronar i Fabrikës “FETA LABORATUVAR” në Ankara të Turqisë.

Gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë me rastin e “Javës së mevludit”, Reisul Ulemaja shfrytëzoi rastin që ta respektojë dëshirën e tyre për një takim miqësor, ku kaluan çaste të rëndësishme duke biseduar për shumë çështje në dobi të kultivimit të vlerave fetare e kulturore si dhe zhvillimi i procesit të arsimit në RMV dhe në R. e Turqisë.
Hoxhë Ali Bulluti është një udhëheqës i madh që drejton Kolegjin “Pinar”, i njohur për nga numri i madh i nxënësve dhe nxënëseve dhe është shembull për këtë sferë.
Z. Qemal Servi, është një afaristë i mirënjohur në Turqi dhe në shumë vende tjera të Botës.
Që të dy janë donatorë të mëdhenj në shumë vendet të botës islame.
Me këtë rast të takimit, Reisul Ulemaja u shprehu falënderimet e BFI për kontributin e madh në ndërtimin e ndërtesës së re të Medresesë në Gostivar – paralelja e vajzave.
Mbeten të pa harruara momentet për bashkëpunimin në kohën dhe situatën e duhur. Zoti i bekoftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit