12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Reisul Ulemaja takon delegacionin e Humanitarian Relief Foundacion nga Turqia

Më të lexuarat

Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të premten më 21.10.2022 priti një delagacion nga Organazata e mirënjohur e Turqisë IHH – Humanitarian Relief Foundacion, i udhëhequr nga Z. Yusuf Bilgin, anëtari i Këshillit të larte, Z.

Ismail Osmani, anëtari i bordit dhe
Mariglen Shehi, Koordinatori për Evropën dhe SHBA.
Në këtë takim Reisul Ulemanë e shoqëruan Dr. Qenan ef Ismaili, Myfti i Shkupit, H. Ismet Ademi dhe Dr. Abdulkerim Iseini.
Nga mysafirët, Kreu i BFI u njoftua për shumë aktivitete në sferën e arsimit, humanitetit dhe diplomacisë që i bën kjo organizatë, me të cilët poashtu biseduan edhe për bashkëpunim të mundshëm në linjën e instituconale në sfera të ndryshme.
Me këtë rast, Reisul Ulemaja i informoi shkurtimisht për aktivitetin e madh që ka bërë BFI e RMV në momentet më të vēshtira në Balkan dhe më gjërë, në veçanti gjatë krizës boshnjake dhe kosovare, andaj edhe në këtē kohē bëhen përpjekje në të gjitha sferar pët një angazhim të bujshëm.
Në fund, Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i falënderoi mysafirët për vizitën dhe pērpjekjet për të vendosur një bashkëpunim të sinqertë për të mirën e humanizmit në përgjithësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit