11.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

REISUL ULEMA TAKOI MINISTRIN DR. ABDULATIF BIN ABDULAZIZ AL SHEJH

Më të lexuarat

REISUL ULEMA TAKOI MINISTRIN DR. ABDULATIF BIN ABDULAZIZ AL SHEJH

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i shoqëruar nga drejtori për botën arabe Ismet Ademi me datë 14.09.2023, në kuadër të punimeve në Konferencën ndërkombëtare që zhvillohet në Meke- Arabia Saudite, takoi Ministrin për çështje fetare edhe organizatorin e Konferencës, ekselencën e tij Dr. Abdulatif Bin Abdulaziz Al Shejh.
Reisul Ulema e falënderoi ministrin për ftesën dhe nivelin e lartë të organizimit të Konferencës dhe biseduan për përgatitjet për vizitën e paralajmëruar të Ministrit në Bashkësinë Fetare Islame në RMV.
Më pastaj Reisul Ulema bashkë me krerët tjerë të Bashkësive islame dhe më gjerë patën takim të përbashkët me Ministrin ku biseduan për aktualitetin e Islamit në botë dhe u tha se Islami është fe e lehtë, gjithmonë preferon mesataren dhe është i pranueshëm për çdo kohë dhe vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit