22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Rasti #Shefqet Krasniqi! – Koment

Më të lexuarat

Rasti #Shefqet Krasniqi!

Dikush prej klerikëve të krishterë brengosej se përse Millosheviqi nuk i mbyti edhe 1.900.000 qej (mysliman) të Kosovës, dhe nuk u akuzua nga askush, ndërsa kur është në pyetje HOXHA, drejtësia e Kosovës po mundohet të gjejë gjilpërën e humbur nëpër lëmën e kashtës. Secili njeri që punon edhe gabon, edhe hoxhallarët nuk janë imunë ndaj kësaj. Por, kjo farë përndjekja kundër imamëve deri në burgosjen e tyre, pak si rahbetsëz.
Mehmet Akif Ersoji, shqiptari që shkroi himnin turk, një ditë u tha studentëve: Prej sot kam filluar t’i dua dyfytyrshat. Ata, u befasuan me këtë qëndrim dhe i thanë: Profesor, çfarë ka ndodhur me Ju, që po i doni dyfytyrshat – munafikët, gjersa ju githmonë i keni urrejtur? Ai iu përgjigj: Kur po i shoh njerëzit me nga njëzet (20) fytyra, këta dyfytyrshat loçkë po mu duken.
Siç po duket, drejtësia në Kosovë i ka ngatërruar prioritetet. Porse, Xhemajl Obria i kishte thënë dikujt që kishte problem me pushtetin e kohës: Derisa të përndjek pushteti e të do mileti, mos u bëj merak! Ruaju prej të kundërtës! (O.B.)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit