11.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Rasti “Özil” nuk është as i pari e as i fundit, racizmi në futbollin gjerman i ka rrënjët e thella

Më të lexuarat

Mesut Ozil ka dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja e Gjermanisë duke thënë se nuk mund ta durojë më racizmin dhe mosrespektim me të cilën po përballet këto ditët e fundit.

Në një postim në Twitter, futbollisti me orgjinë turke ka thënë: “Nuk do të luaj më për Gjermaninë për shkak të racizmit dhe mos respektit ndaj origjinës sime”.

Por kjo nuk është rasti i parë kur një futbollist gjerman me origjine-jogjermane sulmohet haptas për shkak të origjinës së tij.

Kevin Prince Boateng, futbollisti i njohur gjerman me origjinë ganeze ishte po ashtu viktimë i racizmit në futbollin gjerman.

Ai përgjatë kohës kur luante për Dortmund ishte ra viktimë e një grupi te tifozëve gjerman të cilët kishin sulmuar atë me slogane raciste.

Ai shpesh bënte deklaratë publike për praninë e racizmit në futbollin gjerman dhe jashtë saj.

Boateng atëbotë theksonte se duhet të futen kamera speciale për përcjelljen e racistëve në stadiume.

Në një intervistë për mediat gjermane, Boateng kishte zbuluar një histori personale për racizmin.

“Isha dikur në një supermarket, dhe qëndrova afër një gruaje që erdhi për të marrë oriz në një raft. Ajo nuk arriti ta merrte dhe ia ofrova unë, por ajo çfarë bëri? Mori atë dhe ktheu sërish në raft dhe thirri një punëtor të supermarketit për t’ia dhënë”, ka thënë Boateng, shkruan AFP.

Racizmi është i pranishëm shumë në futbollin gjerman, madje shumë futbollistë largohen nga klubet për shkak të kësaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit