20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Raportim: Izraeli kërkon rrugë alternative për furnizim me armë

Më të lexuarat

Disa vende tashmë kanë ndaluar furnizimet me municion për Izraelin si pjesë e politikës së tyre të “bojkotit të qetë”, duke përfshirë edhe Kanadanë, e cila më 20 mars njoftoi ndalimin e shitjes së armëve në Izrael

Izraeli po eksploron rrugë alternative për t’u furnizuar me armë për të mbështetur ofensivën në Rripin e Gazës, tha transmetuesi publik izraelit, mes tensioneve me SHBA-në për nisjen e operacionit ushtarak në qytetin Rafah në jug të Gazës, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik nuk specifikoi rrugët alternative që Izraeli do të ndiqte për të marrë armatimin e kërkuar.

Megjithatë, ai citoi një zyrtar të paidentifikuar të sigurisë të thoshte se tensionet me SHBA-në lidhur me operacionin në Rafah dhe krizën humanitare në Rripin e Gazës do të kenë ndikim në gatishmërinë e Washington-it për të vazhduar të ndihmojë Izraelin me të njëjtin ritëm.

SHBA-ja, mbështetësi më i vendosur i Izraelit, kohët e fundit kundërshtoi Tel Avivin lidhur me rrezikun e fillimit të një operacioni ushtarak në qytetin palestinez Rafah.

Në lidhje me këtë, transmetuesi publik izraelit raportoi se disa vende tashmë kanë ndaluar furnizimet me municion për Izraelin si pjesë e politikës së tyre të “bojkotit të qetë”.

Më 20 mars, Kanadaja njoftoi ndalimin e shitjes së armëve në Izrael.

Pavarësisht zemërimit ndërkombëtar për situatën e rëndë në enklavën palestineze, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar prej kohësh synimin e tij për të sulmuar qytetin Rafah që ndodhet në pjesën më jugore në Gaza dhe një nga vendet e fundit që nuk dëshmoi pushtim tokësor.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit i udhëhequr nga Hamasi, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë rreth 1.200 njerëz.

Të paktën 32.200 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza që atëherë dhe mbi 74.500 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave themelore.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit