11.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Raporti i CIA-s: Greqia me Sirinë kanë mbështetur organizatat terroriste

Më të lexuarat

Sipas dokumenteve që Agjencia Qendrore e Zbulimit Amerikan (CIA), publikoi javën e kaluar në internet, Siria me Greqinë kanë mbështetur organizatat terroriste.

 

Dokumentet e publikuara për herë të parë përfshijnë edhe një raport që i është paraqitur më 1 korrik 1987 zv.drejtorit të CIA-s në atë kohë, Robert Gates. Raporti ka të bëjë me çështjet e diskutuara në një takim me temë “Paralajmërime dhe Parashikime në Luftën Kundër Terrorizmit”, mbajtur me përfaqësues nga institucionet përkatëse të Shteteve të Bashkuara (ShBA).

Kur lexon raportin të bie në sy se Siria me Greqinë kanë pasur lidhje me më shumë se një organizatë terroriste, me në krye organizatën terroriste PKK dhe organizatën armene ASALA, si dhe u kanë siguruar mbështetje këtyre organizatave.

Raporti i CIA-s bën të ditur se kryeministri i kohës në Greqi, Andreas Papandreu dhe qeveria e PASOK-ut, e udhëhequr prej tij, kanë mbështetur organizatën terroriste armene ASALA, kjo e fundit ka pasur madje edhe një zyrë në Athinë, por ekzistenca e zyrës në fjalë është mbajtur sekret.

“Grupet e huaja terroriste janë aktive edhe në Greqi, dhe besohet se disa prej tyre kanë zhvilluar infrastrukturat mbështetëse. Në mesin e këtyre grupeve mund të jenë: Hizbullahu, Organizata Abu Nidal (ANO) dhe ASALA. Qeveria greke nuk ka ndërmarrë veprime për të kufizuar aktivitetin e këtyre grupeve dhe në lidhje me këto grupe brenda qeverisë ekziston qasja “mos i prek”, thuhet në raportin e CIA-s në lidhje me ngjarjet terroriste dhe aktivitetin e grupeve terroriste në Greqi.

I njëjti dokument i CIA-as thekson se Hafiz Esadi, i cili ishte në pushtet në atë kohë në Siri, ka siguruar mbështetje jo vetëm për organizatën terroriste PKK, por edhe për grupet radikale me orientime fetare. Damasku zyrtar terrorizmin do të vazhdojë ta përdorë sidomos në Lindjen e Mesme, nënvizon raporti i CIA-s.

“Damasku e ka vazhduar lidhjen që ka me PKK-në dhe ka propozuar strehim për dy organizata (PKK dhe Organizata Abu Nidal) të njohura për aktet terroriste që kanë bërë kohët e fundit në rajonin e Gjirit Persik. Me pak fjalë, lëvizjet e Sirisë janë taktike dhe të përkohshme. Damasku do të vazhdojë ta përdorë terrorizmin, veçanërisht në kontekstin rajonal”, thuhet në raportin e CIA-s, lidhur me mbështetjen e Sirisë ndaj organizatave terroriste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit