11.1 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Mbi 16 milionë të huaj marrin vizën turke për 3 minuta

Më të lexuarat

Në Turqi katër vitet e fundit, 16.2 milion të huaj kanë marrë për 3 minuta vizën e Turqisë.

 

Sipas Ministrisë së Jashtme, në vend të vizës “bandrol që zbatohej në pikat kufitare, në 17 prill 2013 u kalua në vizën elektronike.

Me kalimin në Sistemin e Aplikimit të Vizës Elektronike (e-Vize) që nga data 17 prill 2013 deri në janar të vitit 2017, 18 milionë e 452 mijë e 733 të huaj kanë aplikuar me këtë lloj sistemi. Ndërkohë që 16 milionë e 199 mijë e 968 aplikime janë kthyer në vizë, përqindja e kthimit të aplikimeve në viza ka arritur në 87.79 %.

Ndërkohë që vendin e parë sipas zbatimit të këtij sistemi për viza në Turqi e zuri Anglia me 4,6 milionë, në vend të dytë vjen Iraku me 2 milionë, në vend të tretë Holanda me 1,8 milionë dhe në vend të katërt Belgjika me 938 mijë.

Ndërsa vendet e tjera që kanë marrë më shumë e-vizë pasohen nga Polonia me 831 mijë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 755 mijë, Arabia Saudite me 684 mijë, Norvegjia me 593 mijë, Austria me 523 mijë dhe Kina me 501 mijë.

Në adresën www.evisa.gov.tr mund të aplikoni për e-vizë në 9 gjuhë të huaja nga kinezishtja në holandisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit