16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Rama kritikon kryebashkiakët dhe u tregon “vijat e kuqe”: S’keni punuar për regjistrimin e tokave

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkikët u ka treguar këtyre të fundit edhe vijat e kuqe. Rama tha se ndonëse i ka miq, vija ndarëse mes miqësisë dhe abuzimeve do të bëhet gjithnjë edhe më e kuqe.

Kreu i qeverisë zbuloi se arsyeja e takimit të thirrur është regjistrimi i tokave bujqësore. Lidhur me këtë Rama nuk kurseu kritikat, duke iu thënë kryetarëve të bashkive se nuk kanë punuar.

Sipas Ramës vetëm 9 bashki kanë dorëzuar në Kadastër dokumentacion për këtë proces, ndërsa 52 bashki të tjera nuk kanë dhënë shenjë se po punojnë.

Argumentet e kryetarëve, kryeministri i cilësoi si të çuditshme dhe të papranueshme, duke iu kujtuar këtyre të fundit se nuk ju mungojnë as mjetet dhe as burimet njerëzore.

“Unë ju kërkoj që me këmbëngulje, përpara se të jetë vonë për këdo qoftë këtu përvetësimin nga juaj të gjitha parashikimeve të reja ligjore. Vetëdijësimin tuaj për pasojat që do të çojnë në rast mosrespektimi. Roli që ju duhet të merrni është sa themelor aq edhe i panegociueshëm me PS dhe qeverinë. Ju jeni shokë , shoqe dhe miq të mitë, por vija ndarëse mes miqësitë dhe partisë sonë nga njëra anë dhe akteve abuzive do të vijë duke u bërë gjithnjë e më e kuqe dhe do të skuqet deri në përvëlim përgjatë gjithë mandatit të tretë.

Arsyeja e tretë është domosdoshmëria e nj ndryshimi imediat në ligje me regjistrimin  tokës bujqësore. Nuk do pranojmë të marrim më asnjë kosto publike për zvarritjen e këtij procesi. Del dhe tepron mirëkuptimi që keni pasur deri sot. Është e patolerueshme se janë bërë të gjitha ato që  mund të bëheshin që ky proces të hyjë në një fazë të re dhe regjistrimi i tokës bujqësore të përfundojë brenda mandatit të tretë. Është një sfidë historike, duhet bërë tani. Ligji i ri i ka thjeshtuar procedurat dhe ka mbledhur të gjitha arkivat në Kadastër. Ky proces nuk mund të kryhet po nuk u krye dorëzimi i dokumentave pranë Kadastrës. Këtu kanë rol shumë të rëndësishëm bashkitë.

Pranë këtyre institucioneve është dorëzuar për 30 vjet ky dokumentacion. Akoma sot nuk po mblidhet dot në Kadastër. Kadastra i është drejtuar dy herë. Tani cfarë ka prodhuar ky drejtim dy herë me shkresë vetëm 10% e bashkive e kanë kryer dhe e kanë kryer pjesërisht këtë detyrë. Vetëm 9 bashki kanë dorëzuar dokumentacion, ndërsa 52 nuk kanë dhënë asnjë shenjë që po merren me këtë punë.

Me ndarjen e re administrative në vitin 2016 bashkitë morën detyrimin  që të kryenin mbledhjen e  arkivave të ish komunave. Nuk e kanë bërë akoma deri më sot. O bëhet kjo o nuk bëhet dot regjistrimi për një dynja njerëz që dalin nga shpia pa u gdhirë për të punuar tokën. Argumentet që nxirrni ju janë sa të çuditshëm aq edhe të papranueshëm. Jo po nuk disponojmë dokumentacionin, jo po formularët janë të amortizuar, nuk kemi njerëz. Na duhen mjete. Dëgjoni këtu. Kemi bërë reformë administrative dhe një pjesë e madhe e bashkive edhe pse duhet të kishin më pak, kanë më shumë njerëz sesa kur kishim 300 e ca komuna. Janë kthyer bashkitë në hapësira për indulgjenca si gjithmonë për fat të keq është bërë siç qeveria jo ka ndaluar së bëri, por ka bërë të kundërtën duke i përdorur fondet për pensione në moshë të re. Që do të thotë fut në punë, jep një rrogë dhe u krye. Pa asnjë llogari dhe pa asnjë sens financiar. Njerëzit i keni aty, mjetet i keni, por ku ke mjetet që ti sjell qeveria për të pastruar kanalet dhe bën tendera patjetër që nuk dalin lekët dhe nuk funksionon dhe përfundon në burg,” deklaroi Rama. g.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit