Referendumi në Turqi – Përcaktohen zonat e qendrave të votimit

Më të lexuarat

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) ka përcaktuar numrin e zgjedhësve për një qendër votimi gjatë referendumit për ndryshimet kushtetuese.

 

Sipas vendimit të Këshillit (YSK) publikuar në Fletoren Zyrtare në këtë referendum, numri i zgjedhësve që do të votojnë në zonën e një qendre votimi, në vendbanimet e vogla si katund dhe në zonat e qendrave të votimit që do të organizohen gjatë veprimeve për krijimin e zonës së qendrës së votimit sipas nenit 5 të ligjit nr. 298 për “Dispozitat Themelore të Zgjedhjeve dhe Listat Zgjedhore”, do të jetë 410-415 vetë. Ndërsa në fshatra votimi mund të bëhet në një kuti votimi në rast se numri i zgjedhëse këtu nuk do të jetë më i madh se 415.

Në vendimin e KQZ-së turke thuhet se përcaktimi i numrit të zgjedhësve që do të votojnë në një kuti votimi është parë e nevojshme të bëhet pa pritur botimin në Fletoren Zyrtare të ligjit për “Ndryshimet Kushtetuese” për arsye se procesi i referendumit është i shkurtër dhe për të parandaluar ndonjë anomali të çfarëdoshme.

Në nenin 2 të Ligjit për Miratim me Referendum të Ndryshimeve Kushtetuese zë vend kjo dispozitë: “referendumi për ndryshimet kushtetuese bëhet të dielën e parë që vjen pas 60 ditëve nga data e publikimit në Fletoren Zyrtare të ligjit për ndryshimet kushtetuese”.

Nga ana tjetër në vendimin e Këshillit të Lartë Zgjedhor që është botuar në Fletoren Zyrtare thuhet se vetëm 9 parti politike i plotësojnë kushtet për marrë pjesë në këto zgjedhje.

Sipas renditjes alfabetike këto parti janë: Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia për Turqinë e Pavarur, Partia e Bashkimit të Madh (BBP), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Demokratike e Popujve (HDP), Partia e Kauzës së Lirë (Hüda Par), Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Partia e Mirëqenies (SP) dhe Partia e Vatanit.

Kurse partitë e tjera nuk plotësojnë kushtin e mbajtjes së kongresit të përgjithshëm ose të organizimit, si rrjedhim është konstatuar se ato nuk përmbushin kushtet e parashikuara në paragrafin 11 të nenit 14 të ligjit nr.298 (kodit zgjedhor), sqaron Këshilli i Lartë Zgjedhor në vendimin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit