14.4 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Qeveria flet për takimin me opozitën rreth dialogut: Kjo pritet të ndodh gjatë majit, kryeministri do të konsultohet edhe me presidenten

Më të lexuarat

Rinisja e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodh para fundit të qershorit, kështu bërë të ditur dje në Bruksel përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut në muajin qershor, por shtoi se paraprakisht do të përgatiten mirë. Kurti përmendi edhe një takim që do të zhvillojë me partitë opozitare gjatë muajit maj, për pasur edhe qëndrimet e tyre sa i përket këtij procesi.

E kur pritet të mbahet ky takim, nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë për Telegrafin se takimi do të mbahet në një kohë të përshtatshme për të gjithë.

“Dialogu është temë me interes nacional. Kemi thënë se për çështje me interes nacional do të konsultohemi dhe kërkojmë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitar. Siç ka deklaruar kryeministri Kurti, presim që gjatë muajit maj, në një kohë të përshtatshme për të gjithë të fillojmë konsultimet me subjektet opozitare në Kuvend”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu më tej shtoi se kryeministri Kurti ka theksuar vazhdimisht se dialogu duhet të përgatitet mirë. Ai shtoi se këtë kryeministri do ta bëjë duke u koordinuar e këshilluar edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kryeministri Kurti ka theksuar vazhdimisht se dialogu duhet të përgatitet mirë. Kjo do të kërkoj kohë dhe angazhim. Qeveria dhe kryeministri Kurti do të udhëheqë me dialogun. Këtë do ta bëjë duke u koordinuar dhe këshilluar me presidenten Osmani, dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe subjektet e përfaqësuara aty”, tha Kryeziu.

Ndryshe shefi i grupit parlamentar të LDK-ës, në një prononcim për Telegrafin, tha se janë të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvendin e Kosovës.

“Ne jemi të gatshëm të debatojmë e diskutojmë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe pse Kryeministri i sotëm e opozitari i djeshëm nuk ishte aspak bashkëpunues kur pikërisht kjo i kërkohej”, ka thënë Gashi. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit