1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Qëllimet e edukimit të femijëve mbi besimin

Më të lexuarat

Qëllimet e edukimit rreth besimit
Natyrisht se qëllimi bazë i edukimit është arritja e adhurimit të vërtetë të Allahut të Lartësuar, qëllim ky që në vetvete ngërthen realizimin e shumë objektivave të tjerë anësorë, siç janë:

Së pari: Kalimi i të rinjve, bijve e bijave të shoqërisë islame, nëpër një edukim të shëndoshë të akides (kredos), për të ndërtuar kësisoj personin e devotshëm i cili e adhuron Allahun e Lartësuar mbi bazën e udhëzimit dhe vizionit të shëndoshë.

Së dyti: Që personi brenda një shoqërie islame të pajiset me sjellje të lavdëruar, duke pasuar kësisoj Profetin e Allahut , për të cilin Zoti i tij Lavdiplotë dëshmoi me Fjalën e Tij: “Vërtetë ti je me virtyte madhore.” (Kuran, 68:4) dhe duke punuar me fjalën e tij : “Jam dërguar që t’i plotësojë virtytet e larta.”Shënon imam Ahmedi në Musned (8939); shejh Albani e ka cilësuar si të saktë.

Së treti: Mbjellja e ndjenjës së solidaritetit brenda pjesëtarëve të shoqërisë islame, duke bërë që tek ai të mbillen ndjenjat e përkatësisë në atë shoqëri, rrjedhimisht të brengoset për çështjet dhe brengat e saj, si dhe të lidhet me vëllezërit e tij, duke e praktikuar kështu fjalën e të Lartësuarit: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër.” (Kuran, 49:10) dhe fjalën e Profetit : “Besimtari për besimtarin është sikurse një ndërtesë, e përforcojnë njëri-tjetrin;” E shënon Buhariu, nr. 6026. si dhe fjalën e tij : “I sheh besimtarët, në mëshirimin, dashurinë dhe solidaritetin mes tyre, sikur një trup, nëse ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi rënkon nga pagjumësia dhe ethet.”E shënon Buhariu, nr. 6011.; gjëra këto që i përforcojnë lidhjet e sinqerta vëllazërore nga ana e besimit midis bijve të umetit islam.

Së katërti: Formimi i një personaliteti mendërisht dhe emocionalisht të balancuar, gjë që ndihmon në formimin e një personi produktiv dhe një anëtari të dobishëm për komunitetin e tij, i cili ia del mbanë që të bartë mbi supe rolin dhe obligimet e tij karshi zhvillimit të vendit dhe shfrytëzimit të pasurive të tij, si dhe barrën e të qenit udhëheqës në tokë, bashkë me përgjegjësitë përkatëse.Shiko: “Ahdaf etterbije el-islamije ue mekasiduha,” Muhamed Ali Xhabiri, (alukah.net) me datë 16.11.1427.

Prej këtu shfaqet nevoja e të filluarit me edukimin rreth besimit, sipas kuptimit të tij të vërtetë, i cili në vazhdimësi kontribuon në gjenerimin e fuqisë shpirtërore, formimin e një motivuesi personal, forcimin e komanduesit të brendshëm, si dhe orientimin e shpirtit drejt fjalëve dhe veprave; nga këtu pastaj njeriut i lehtësohet kryerja e detyrave që kërkohen prej tij për t’i arritur qëllimet e edukimit shpirtëror dhe fizik. Shiko: “Nadharatun fi etterbije el-imanije,” Mexhdi el-Hilali, f. 11.

Marr nga libri: ” Pyetjet e fëmijëve rreth besimit” Autor: Abdullah er Rekaf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit