hoqata Humanitare “Qatar Charity–Kosova” ka shpërndarë në qytetin e Mitrovicës nga 5 metra dru për 60 familje skamnore, ku të përfshira në këto ndihma ishin nga një pako me ushqim në vlerë prej 50 euro, një jorgan dhe një pako tjetër me veshmbathje e cila arrin shumë prej 80 euro.
Gjatë shpërndarjes së ndihmave përveç përfaqësueseve të organizatës “Qatar Charity-Kosova” mori pjesë edhe nënkryetari, Faruk Mujka.
Në fjalën e tij menaxheri i projektit, Esam Dabab, fillimisht falënderoj nënkryetarin Mujka për bashkëpunimin e mirëfilltë që kanë treguar deri më tani, ku theksoj më tutje se pa një bashkëpunim të tillë gjërat nuk kishin shkuar kështu.
Mujka foli për ndihmat e vazhdueshme që kjo organizatë po jep për familjet skamnore në Mitrovicë derisa shtoi se ndihmat e tilla po zbusin gjendjen e rëndë sociale në të cilën ndodhen këto familje, njofton Klan Kosova.
Vlera totale e këtij projekti në qytetin e Mitrovicës, arrin shumën rrethe 24 mijë euro, me ç’rast familjet kanë përfituar ndihma rreth 400 euro.