12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Sulmohet konvoji ku gjendej kryeministri palestinez, pesë të plagosur (Foto)

Më të lexuarat

Një shpërthim ka goditur konvojin e kryeministrit palestinez Rami Hamdallah pas hyrjes së tij në Rripin e Gazës, duke plagosur lehtë disa njerëz.

Sipas mediave të huaja, pajisja shpërthyese u shpërthye menjëherë pasi Hamdallahut dhe konvoji i tij kaluan të dielën në pikën e kontrollit Beit Hanoun me Izraelin në Gazan veriore.

Hamdallah ishte i padëmtuar, megjithëse pesë vetë u plagosën lehtë.

Konvoji arriti të kalonte dhe të hynte në një inaugurim të planifikuar të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza.

Bëhet e ditur se edhe shefi i inteligjencës i Autoritetit Palestinez Majed Faraj ishte pjesë e konvojit.

Fatah, partia politike me bazë në Bregun Perëndimor, ku i përket Presidenti palestinez Mahmud Abbas, fajësoi për shpërthimin Hamasin, partinë në pushtet në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit