13 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Vuçiç: Një përgjigje për Albin Kurtin dhe Gjukanoviçin

Më të lexuarat

Presidenti serb i druhet një “Ukraine” në rajon

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do t’i përgjigjet Prishtinës dhe Malit të Zi.

Ai, në një tubim parazgjedhor në Kikinda tha se temë e seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të jenë të gjitha pasojat e luftës në Ukrainë dhe gjithçka që po ndodh në Evropë dhe në botë.

“Gjukanoviç ndaloi votimin në Berane dhe vende të caktuara për zgjedhjet tona, qeveria e Kurtit kërkoi që ne të njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar votimin. E dini se çfarë përgjigje do të marrin, përgjigja e njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha ai, përcjell B92.

Vuçiq bëri parashikime të këqija për vazhdimin e konfliktit në Ukrainë dhe vlerësoi se nuk përjashton konflikte shumë më të mëdha se vetëm dy vende.

“Duhet të bëjmë çmos që njerëzit e papërgjegjshëm të mos na tërheqin në diçka të tillë”, përfundoi ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit