Putin propozon administratë të përkohshme në Ukrainë

Më të lexuarat

Sipas Putinit, një administratë nën kujdesin e OKB-së dhe Perëndimit do të mundësonte zgjedhje demokratike dhe nisjen e negociatave për paqe

Putin, ka propozuar krijimin e një administrate të përkohshme në Ukrainë për të mundësuar zgjedhje demokratike dhe zhvillimin e negociatave për t’i dhënë fund luftës.

Putin foli gjatë një aktiviteti të mbajtur në portin e qytetit rus Murmansk, ku ai mbrojti qëndrimin se lufta në Ukrainë nuk është nisur nga Rusia.

“Konfliktet nisën me grushtin e shtetit të vitit 2014 në Ukrainë, i cili u mbështet nga vendet perëndimore”, deklaroi presidenti rus.

Sipas Putinit, për të zhvilluar negociata me Ukrainën, duhet të ekzistojë një administratë legjitime. “Si parim, në Ukrainë mund të krijohet një administratë e përkohshme nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB), ShBA-së, vendeve evropiane dhe partnerëve tanë”, tha ai.

Putin shtoi se një administratë e tillë do të mundësonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, nga të cilat do të dilte një qeveri me mbështetje popullore. “Duke mbajtur zgjedhje demokratike, mund të sillet në pushtet një qeveri kompetente dhe e besueshme që ka besimin e popullit dhe më pas mund të fillojnë negociatat për marrëveshjen e paqes”, theksoi ai.

Ai kujtoi se OKB-ja ka ndërmarrë veprime të ngjashme më parë në Jugosllavi dhe Papua Guinenë e Re. “Kjo mund të jetë gjithashtu një nga opsionet në Ukrainë. Në këtë mënyrë, do të jetë e mundur të nënshkruhen dokumente legjitime që do të njiheshin dhe do të besoheshin në mbarë botën”, u shpreh Putin.

Në fund, ai tha se ish-presidenti amerikan Donald Trump “sinqerisht” dëshiron t’u japë fund konflikteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit