10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Puthja apo lozja e burrit me gruan e tij në ditët e Ramazanit?

Më të lexuarat

Pyetja:

? Burri nëse e puth gruan e tij gjatë ditës së Ramaznit ose luan me të, a i prishet agjërimi apo jo?

Përgjigja:

? Burri nëse e puth, luan apo bën çdo gjë tjetër me guan e tij përveç mardhënieve intime kjo nuk ja prish agjërimin. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, puthte bashkëshorten e vet dhe luante me të duke qenë agjërueshëm. Mirëpo nëse frikësohet për veten e tij se mund të mos jetë i durueshëm dhe kjo gjë ta dërgoj deri tek mardhëniet intime atëherë gjërat e përmendura në pyetjen tuaja konsiderohen të ndaluara.

Nëse për shkak të këtyre veprimeve i del sperma atëherë duhet ta vazhdoj agjërimin e asaj dite dhe kompensimin e saj pas Ramazanit duke mos u obliguar edhe me shpagim tjetër.

Kjo sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. Kurse lëngu që i paraprin epshit ai nuk sjell kurrfar problemi duke mos e prish agjërimin pasi eleminimi i tij është gati i pamundshëm për shumicën e njerëzve dhe ai nuk konsiderohet prishës i agjërimit.

Shejh Abdulaziz ibën Bazi, fetava ed-daveti, vëll. 2 fq. 164)


Përshtati Lulzim Susuri
http://www.ehlihadithi.com/
https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit