22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Pse vonohet fitorja edhe pse e drejta është në anën tonë?!

Më të lexuarat


Janë tetë arsye pse vonohet fitorja nga Umeti i të vërtetës:


Një: Vonohet fitorja sepse infrastruktura e umetit islam akoma nuk është pjekur ashtu si duhet, nuk është plotësuar tërësisht, nuk i ka grumbulluar të gjitha forcat e veta, nuk është motivuar çdo qelizë, nuk janë bashkuar që të gjithë që të shohin maksimumin e forcave dhe përgatitjeve të bëra në këtë drejtim. E nëse e merr fitoren në këto kushte, atëherë shumë shpejtë do e humbë, sepse nuk ka fuqi për ta mbrojtur një kohë të gjatë.


Dy: Mund të vonohet fitorja deri sa Umeti besimtarë të jep edhe forcën e fundit nga forcat e veta, edhe kacidhën e fundit të deponuar në depot e veta, deri sa të mos mbetet asgjë me vlerë edhe e shtrenjtë pa e dhënë lirë dhe pa problem në rrugë të Allahut.


Tre: Mund të vonohet fitorja deri sa të teston Umeti Islam edhe forcat e fundit, që të kupton se vetëm këto forca që i ka, pa ndihmën e Allahut nuk i garantojnë fitore. Fitorja vjen nga Allahu atëherë kur e jep edhe forcën e fundit që e posedon edhe pastaj i mbështetesh Allahut.


Katër: Mund të vonohet fitorja që Umeti Islam të shton lidhjen e vet me Allahun. Ajo vuan, ka dhimbje, sakrifikon dhe askënd veç Allahut nuk e gjen në ndihmën e vet, atëherë vetëm Atij i drejtohet në këto fatkeqësi. Kjo lidhje është garanca e parë për të vazhduar në metodë edhe pas fitores, të cilën ia jep Allahu. Atëherë ky Umet nuk bëhet agresor, nuk lajthitë nga e vërteta, drejtësia edhe mirësia, me të cilën i dha fitoren Allahu.


Pesë: Mund të vonohet fitorja sepse Umeti Islam akoma nuk është tërësisht e çveshur nga interesat tjera materijale, por krejt rezistencën, angazhimin dhe sakrificën e bën për hir të Allahut edhe për hir të thirrjes për te Ai. Umeti Islam në një kohë mund të lufton për të fituar pasuri, apo lufton për fanatizmin e vet, apo për të treguar trimërin e vet përball armikut, kurse Allahu do që xhihadi të jetë vetëm për Te edhe në rrugën e Tij, e dëlirë nga të gjitha emocinet tjera të cilat mund ta shoqërojnë këtë xhihad. E kanë pyetur Pejgamberin, ﷺ: një njeri lufton nga fanatizmi, tjetri për trimëri e tjetri për syefaqësi, cila prej tyre është në rrugë të Allahut?
U përgjigj e tha: kush lufton për të qenë Fjala e Allahut më e larta, ai lufton në rrugë të Allahut.


Gjashtë: Mund të vonohet fitorja sepse në sherrin të cilin e kundërshton Umeti Islam ka akoma mirësi, e Allahu do që ta çvesh atë sherr nga çdo grimce e të mirës dhe të mbetet sherr i pastër dhe të largohet e tëra si e keqe dhe të shkatërrohet. Të mos mbetet asnjë grimcë mirësi, e cila do ikë me ikjen e asaj të keqes!


Shtatë: Mund të vonohet fitorja sepse e kota të cilën e lufton Umeti Islam akoma s’është qartësuar plotësisht gënjeshtra e saj për njerëzit, e nëse triumfon Islami ndaj saj, do ketë kush e ndihmon të kotën, të mashtruar me te, sepse akoma nuk janë bindur se është e çoroditur dhe se është nevojë e domosdoshme largimi i saj. Kështu që akoma do mbeten rrënjë të kotës në shpirtrat e njerëve të pafajshëm, të cilëve akoma nuk u është bërë e qartë e vërteta. Andaj do Allahu të vazhdon e kota deri sa të zbulohet lakuriq para njerëzve dhe të ikë pa asnjë keqardhje për te, tek njerëzit që kanë mbetur.


Tetë: Mund të vonohet fitorja sepse ambienti akoma nuk është përgatitur për të pranuar të mirën, të vërtetën edhe të drejtën, të cilën e përfaqëson Umeti Islam. E nëse fiton e triumfon do kishte kundërshtim edhe nga ambienti në të cilin do fitonte dhe nuk do zinte vend. Do vazhdon të mbetet i gjallë konflikti deri sa të përgatiten shpirtrat përreth për ta pranuar të vërtetën triumfuese dhe ta mbajnë me çdo kusht në gjirin e vet!
Për këto arsye edhe për shumë arsye tjera të cilat i di Allahu na vonohet fitorja, na shtohen sakrificat, na shumëfishohen dhimbjet, edhe pse në fund Allahu i mbron besimtarët edhe ua jep fitoren.

Solli në gjuhën shqipe: kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit