12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Pse kafshohen thonjtë

Më të lexuarat

Kur prindërit i shohin fëmijët e tyre duke kafshuar thonjtë, zakonisht frikësohen, sepse mendojnë se kjo është pasojë e emocioneve negative apo ndonjë problemi tjetër të fshehur.

Problemi me kafshimin e thonjve nga ana e fëmijëve, më së shpeshti paraqitet në moshën 5, 7 apo 11-vjeçare, nganjëherë në adoleshencë, ndërsa disa fëmijë këtë shprehi e mbajnë edhe në moshë të rritur. Studimet tregojnë se në periudhën e caktuar të zhvillimit, shprehinë e kafshimit të thonjve e kanë nga 45 deri në 60 për qind e fëmijëve dhe si vajzat ashtu edhe djemtë janë të dhënë pas kësaj shprehie.
Fëmijët shpesh kafshojë thonjtë e tyre kur ata kanë vështirësi në shkollë, me miqtë apo diçka ndodh me ata, duke u bërë ato një barrë emocionale. Ky kryesisht është një veprim pavetëdije, përmes të cilit fëmija liron tensionin e brendshëm emocional. Kur prindërit i shohin fëmijët e tyre duke kafshuar thonjtë, zakonisht frikësohen, sepse mendojnë se kjo është pasojë e emocioneve negative apo ndonjë problemi tjetër të fshehur. Mjekët thonë se ekzistojnë disa arsye më të shpeshta për çka fëmijët i kafshojnë thonjtë dhe se ka nevojë për më shumë durim, e nganjëherë edhe ndihma e mjekëve, në mënyrë që fëmija të çlirohet nga kjo shprehi e pakëndshme,shkruan yllipres..
Kafshimi i thonjve mund ta rrezikoj edhe shëndetin, sepse mundësia e infeksionit është e madhe, pasi në thonj grumbullohen papastërti të shumta, të cilat më pas futen në organizëm përmes kafshimit. Prindërit nëse duan që fëmijët e tyre të heqin dorë nga kjo shprehi, asnjëherë nuk guxojnë t’u bërtasin apo t’i godasin ata. Pra duhet durim, dashuri, sjellje e mirë dhe kohë. Duhet të bisedohet me fëmijën për të mësuar se çfarë e mundon. Nganjëherë problemi i kafshimit të thonjve largohet vetvetiu, pasi fëmijët me kalimin e kohës e harrojnë këtë shprehi, por nëse zgjatë ajo, prindërit duhet të konsultojnë mjekun./yllipres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit